Google Earth me funksionin Timelapse për paraqitje vizuale të ndryshimeve të Tokës nga viti 1984 deri më sot

Google ka prezantuar funksionin Timelapse të Google Earth, me të cilin mundësohet shfaqje vizuale të ndryshimeve në Tokë nga viti 1984 deri në 2020. Ata bashkëpunuan me ekipin e Universitetit Carnegie Mellon në përgatitjen e timelapse videove në Google Earth, e cila sipas gjigandit të teknologjisë është azhurnimi më i madh që kompania ka bërë në platformë që nga viti 2017, raporton 3DNet, transmeton Protalb.mk.

Në blog postimin e publikuar, Google vë në pah se përdoruesit e Google Earth tani do të jenë në gjendje të shohin Tokën në një dimension krejt të ri – kohën. Funksioni i ri Timelapse është zhvilluar duke përdorur 24 milion imazhe satelitore gjatë 37 viteve të fundit të hartuara në një përvojë interaktive 4D.

“Planeti ynë ka parë ndryshime të shpejta të mjedisit jetësor gjatë gjysmë shekullit të kaluar – më shumë se në çdo periudhë tjetër në historinë e njerëzimit. Shumë prej nesh i kanë provuar këto ndryshime në komunitetet tona. Unë vetë isha në mesin e mijëra banorëve të Kalifornisë që u evakuuan nga shtëpitë e tyre gjatë zjarreve në shtetin tonë vitin e kaluar,” shkruan Rebeka Mur drejtoreshë e Google Earth.

Me funksionin Timelapse të Google Earth krijohet  pamje më të qartë se si planeti ynë ka ndryshuar gjatë dekadave të fundit, duke nxjerrë në pah jo vetëm problemet, por edhe fenomenet mahnitëse të bukura natyrore që kanë evoluar gjatë dekadave.

Me Timelapse, përdoruesit e Google Earth mund të zgjedhin çdo vend në planetin që duan të shohin se si ka ndryshuar me kalimin e kohës për katër dekada. Ata gjithashtu mund të shikojnë qindra video 2D dhe 3D se si destinacionet me famë botërore kanë ndryshuar me kalimin e kohës – nga Dubai dhe Grenlanda, e deri nte pyjet e Amazonisë dhe shumë vende tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button