fbpx

RMV, 108 projekte ekologjike kanë fituar 65 milionë denarë nga Ministria e Ekologjisë

Janë shpallur rezultatet e Konkursit për ndarjen e fondeve për financimin dhe realizimin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve tjera në fushën e mjedisit jetësor, njofton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), transmeton Portalb.mk.

Kjo ministri informon se mjetet jepen në bazë të Programit të investimeve në mjedisin jetësor për vitin 2021.

“Vlera totale e Programit është 65,000,000.00 denarë, ndërsa fondet janë të destinuara për financimin / bashkëfinancimin e projekteve për mbrojtjen dhe përmirësimin e ujërave, veçanërisht në ndërtimin e sistemeve të kanalizimeve dhe sistemeve për kullimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura, mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit, ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut, edukimin dhe trajnimin në fushën e mjedisit jetësor, inkurajimin e studimeve arsimore, kërkimore dhe zhvillimore, programeve dhe projekteve për mbrojtjen dhe promovimin e mjedisit jetësor dhe natyrës.” njofton MMJPH.

Mundësi për aplikim kishin komunat ose shoqatat e komunave, komunat në Qytetin e Shkupit dhe Qyteti i Shkupit, personat juridikë dhe fizikë, organizatat jofitimprurëse dhe joqeveritare dhe institucione shkencore dhe arsimore.

Sipas rezultateve, 108 projekte në fushat e përmendura janë parashikuar për financim ose bashkëfinancim.

LISTA e plotë e fituesve është në këtë link: Gazeta Zyrtare e RMV-së nr.83.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button