Filipçe: Në mesin e pacientëve të vdekur sot nga Covid – 19 është edhe një paciente e re, organet e saja do të dhurohen

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për media tha se në mesin e pacientëve që kanë ndërruar jetë nga Covid – 19 është edhe një paciente e re. Filipçe informoi se ka pajtueshmëri nga familja e saj për dhurim të organeve të saja, transmeton Portalb.mk.

“Sot ka ndërruar jetë një paciente e re, ka pajtueshmëri nga ana e familjes për dhurim të organeve, tani bëhen kontrollet nëse mund të bëhet transplantimi i zemrës dhe veshkave. Nëse gjendet pranuesit adekuat dhe gjatë ditës së sotme do të përfundojë gjithçka”, tha ai.

Filipçe shtoi se edhe në këtë rast do të punojnë ekipet e njëjta të cilët punuan në transplantimin paraprak i cili u realizua në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button