Pfizer për vaksinën kundër COVID-19: Mund të ketë nevojë për një dozë të tretë

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer, njoftoi se njerëzit që kanë bërë vaksinimin kundër koronavirusit të ri (COVID-19) mund të kenë nevojë për një dozë të tretë jo më vonë se 12 muaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Albert Bourla, CEO i kompanisë, duke folur në televizionin CNBC tha se “Sipas një skenari të mundshëm mund të ketë nevojë për një dozë të tretë brenda 6 ose 12 muajve dhe njerëzit do të duhet të vaksinohen çdo vit. Shfaqja e llojeve të reja të viruseve do të luajë rol të rëndësishëm në marrjen e këtij vendimi”.

Më tej bëhet e ditur se të dhënat e Pfizer bazohen në mbi 2 mijë persona të vaksinuar, por se ka nevojë për më shumë të dhëna për të përcaktuar nëse mbrojtja vazhdon apo jo pas 6 muajsh.

Pfizer dhe BioNTech, në muajin shkurt njoftuan se kanë testuar dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 për të kuptuar më mirë reagimin e imunitetit kundër varianteve të reja të virusit.

Po ashtu edhe Alex Gorsky, CEO i kompanisë Johnson & Johnson, kishte theksuar se njerëzit mund të kenë nevojë të marrin vaksinën kundër COVID-19 çdo vit, ashtu sikurse vaksinat e gripit sezonal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button