fbpx

Filipçe: Deri më tani janë vaksinuar 35 mijë qytetarë, të hënën vijnë vaksinat Pfizer

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për media të mbajtur sot para sallës Boris Trajkovski, ku po zhvillohet vaksinimi kundër Covid – 19, informoi se gjendja me spitalet është stabile, nuk ka presion të madh për vende të lira. Sa i përket procesit të vaksinimit, ai tha se deri më tani janë vaksinuar rreth 35.000 qytetarë, transmeton Portalb.mk.

“Në pjesën e vaksinimit procesi po zhvillohet mirë. Rreth 13 mijë qytetarë janë vaksinuar me AstraZeneca. Të tjerët veç më janë shpërndarë sipas institucioneve dhe pikave në vend dhe ajo vazhdon me dinamikën e njëjtë, gjatë kësaj jave është rritur pak frekuentimi i caktimit të vaksinimit. Në sallën “Boris Trajkovski po zhvillohet vaksinimi i qytetarëve më të moshuar të moshën 73 dhe 74 vjeçare”, tha Filipçe.

Ai informoi se të hënën i presin të mbërrijnë vaksinat e Pfizer dhe kjo është konfirmuar edhe gjatë ditës së djeshme edhe sot pasi do të arrijnë me aeroplanë deri në Sofje dhe më tej me transport special në orët e pasdites në Shkup. Ndërkaq, për të martën ministri paralajmëroi një vizitë zyrtare në Beograd, për të diskutuar për një plan për furnizimin e vaksinave

“Të martën ne përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë së vendit do të shkojmë për vizitë në Beograd do të takohemi me ministrin Llonçar dhe drejtoreshën e institutit Torllak. Do të bisedojmë për ndonjë plan strategjik për furnizimin e vaksinave nga instituti Torllak, duke pasur parasysh që në këtë moment nuk na nevojiten, por shohim se si zhvillohet puna me pandeminë, ka paralajmërime të ndryshme, nuk mund të supozojmë si do të zhvillohet dhe vlerësojmë se është vendim logjik që instituti Torllak të jetë partneri ynë strategjik në pjesën e furnizimit të vaksinave më tej”, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button