KE dëshiron të përfshijë Ballkanin Perëndimor në Konferencën për të ardhmen e Evropës

Komisioni Evropian dëshiron që Ballkani Perëndimor të përfshihet në Konferencën për të ardhmen e Evropës, por vendimi përfundimtar merret nga vendet anëtare të BE-së, ndërsa prej andej ende nuk ka ndonjë qëndrim të qartë, njoftoi MIA nga Brukseli, transmeton Portalb.mk.

Në përgjigje për MIA-n për këtë pyetje nga kabineti i nënkryetarit të Komisionit Evropian të ngarkuar me këtë konferencë, Dubravka Shuica, konfirmoi se ky institucion dëshiron ta shoh rajonin në këtë ngjarje, i cili fillon më 9 maj.

“Komisioni është i hapur për përfshirjen e qytetarëve dhe organizatave nga Ballkani Perëndimor – fqinjët tanë të ngushtë – në Konferencën për të ardhmen e Evropës. Pandemia tregoi se deri në cilën shkallën vendet anëtare të BE-së dhe vendet e tjera në Evropës, përfshirë Ballkanin Perëndimor, janë të varura nga njëra-tjetra”, deklaroi Shuica.

Konferenca për të ardhmen e Evropës duhej të fillonte vitin e kaluar, por u shty për më 9 maj, Ditën e Evropës. Zyrtarisht për shkak të pandemisë, jozyrtarisht pasi vendet anëtare edhe më tej nuk mund të dakordohen plotësisht për modalitetet e kësaj konference, e cila duhet të hedhë bazat për të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe kontinentit bazuar në konsultimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.

Parlamenti evropian qysh vitin e kaluar përmes një rezolute kërkon që të përfshihet Ballkani Perëndimor dhe shumë deputetë kanë theksuar vazhdimisht se rajoni duhet të marrë pjesë si fqinj kryesor i Bashkimit Evropian dhe si rajon me perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE.

Siç shpjegohet nga Komisioni Evropian, është caktuar një Këshill ekzekutiv, i cili duhet të vendosë për modalitetet e konferencës, përfshirë pjesëmarrjen e rajonit, por vendimet merren me konsensus midis tre institucioneve kryesore të BE-së: Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli .

Ideja është që Bashkimi Evropian të fillojë dialog thelbësor dhe dialoh gjithëpërfshirës me qytetarët e tij, të cilin Brukseli e sheh shumë larg realitetit në terren. Këshilli ekzekutiv është i përbërë nga përfaqësues të tre institucioneve kryesore, por edhe i Komitetit për Rajonet, Sindikatat dhe Organizatat e Punëdhënësve.

Qytetarët dhe organizatat do të kenë mundësinë përmes një platforme digjitale të paraqesin propozime dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në diskutime dhe debate rreth të ardhmes së Bashkimit dhe kontinentit, si dhe të organizojnë ngjarje. Debatet do të përqendrohen në tetë tema kryesore: ndryshimi i klimës, shëndeti, ekonomia, roli i BE-së në botë, të drejtat dhe liritë, digjitalizimi, demokracia dhe kategoria e tetë e ideve të ndryshme nga qytetarët.

Konferenca duhet të zgjasë një vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button