Pas ndodhive të mbrëmshme kryetari i Kuvendit, Xhaferi thirri mbledhje të kryesisë së Kuvendit

Me iniciativë të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, sot do të mblidhet kryesia e Kuvendit. Këtë takim që mbrëmë e paralajmëroi Xhaferi, pasi ndërpreu seancën në të cilën deputetët nuk arritën të sigurojnë kuorum dhe të votojnë pakon e pestë të masave antikrizë, transmeton Portalb.mk.

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë Xhaferi, dy nënkryetarët Goran Misovski dhe Fadil Zendeli, si dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.

Xhaferi në seancën e mbrëmshme paralajmëroi se do të kërkojë karantinë për Kuvendin për shkak të mungesës së disa deputetëve të shumicës për shkak të Covid019 dhe probleme të tjera shëndetësore, si dhe për shkak të refuzimit të opozitës që të bëjë kuorum që të sjellin ligjet nga seanca e 32-të. Ndërsa, nuk u miratuan as ligjet nga pakoja e pestë antikrizë, për të cilat opozita është deklaruar se do të votojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button