RMV, të sëmurët kronikë dhe personat me aftësi të kufizuara do të vaksinohen sipas grupmoshës që i përkasin

Personat me sëmundje autoimune do të vaksinohen me vaksinat që janë në dispozicion kundër kovid-19 në vend, pasi asnjë prej vaksinave të disponueshme nuk ka kundër-indikacion për ndonjë sëmundje kronike, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

“Të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe secila prej tyre zbatohet bazuar në udhëzimet e lëshuara nga prodhuesi,” shtoi Ministria.

Vaksinimi me vaksinën “AstraZeneka”, “Sputnik” dhe me vaksinën kineze është në zhvillim e sipër në vend. Deri më tani, janë vaksinuar 31.460 qytetarë, edhe atë, punonjësit e shëndetësisë, një pjesë e infrastrukturës kritike të shtetit, punonjësit e medias dhe popullsia e moshës 73 vjeç e lart. Kohët e fundit, ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe i kanë arrituur thirrje nga njerëz me sëmundje kronike, gra shtatzëna, shitës, shoferë taksie, prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe të gjithë kërkojnë të jenë në listat prioritare të vaksinimit.

Ministri Filipçe thotë se ndërsa disponueshmëria dhe numri i vaksinave do të rritet, do të bisedojnë edhe kategoritë e tjera kritike.

“Tani për tani, strategjia është të shkojë sipas moshës, sidoqoftë këto janë kategoritë më kritike të qytetarëve, ashtu e filluam planin e imunizimit dhe ashtu vazhdojmë”, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ditëve të fundit gjatë pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kërkesat e qytetarëve.

Nga Ministria thanë se momentalisht po vaksinohen qytetarët e moshuar mbi 73 vjeç dhe imunizimi do të vazhdojë në përputhje me Planin kombëtar të imunizimit, ku janë të paraparë sëmurët kronikë në planin e prioriteti sipas grupmoshës që i përkasin.

Nga dje, “A1 arena Boris Trajkovski” funksionon si pika e katërt e vaksinimit në Shkup dhe të gjithë qytetarët të cilët ishin paraqitur në fillim, ndërsa janë nën 75 vjeç, gjegjësisht 73 dhe 74 vjeç, do të vaksinohen në sallë ditëve të ardhshme

Më 28 prill, në vend do të arrijnë 200 mijë vaksina kineze, ndërsa 10 mijë vaksina “Pfizer” do të arrijnë në vend më 19 dhe 26 prill. Bëhet fjalë për vaksina kundër kovid-19, të cilat merren me marrëveshje të drejtpërdrejtë të vendit me kompaninë. Përmes mekanizmit Kovaks, 76.000 doza të AstraZeneka duhet të arrijnë në fund të këtij muaji. Vaksinat përmes marrëveshjeve trepalëshe me Bashkimin Evropian priten në fillim të majit.

Filipçe njoftoi se vaksinimi masiv është planifikuar në gjashtë qytete të tjera: Kumanovë, Shtip, Kavadar, Manastir, Ohër dhe Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button