Federata Evropiane e Gazetarëve në mbështetje të SHGM-së kundër vendimeve gjyqësore për gazetarët më 27 prill

Federata Evropiane e Gazetarëve (FEG) dhe anëtarja e saj, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), kundërshtojnë interpretimin e gjykatës së Maqedonisë dhe i bëjnë thirrje edhe njëherë që ta rishikojë vendimin e saj pas padisë para Gjykatës Civile të Shkupit kundër gazetarit Goran Trpenoski të hedhur poshtë dje, pasi gjykata nuk e njohu statusin e tij si gazetar, transmeton Portalb.mk.

Goran Tërpenoski është një nga 21 gazetarët që më 27 prill 2017 gjatë protestës dhe sulmit të protestuesve në ndërtesën e Parlamentit, ishin të kërcënuar ose u ishte ndaluar të raportojnë nga vendi i ngjarjes.

“Goran Trpenoski raportonte për ngjarjet e 27 prillit 2017 për median online Sdk.mk. Pasi ndaj ti pati kërcënime, ai vendosi të ngrejë padi për pengimin e së drejtës për qasje në informacione dhe dëm të shkaktuar psikologjik. Dje, gjatë verdiktit, gjyqtarja Jovanka Spirovska Paneva shpjegoi se në atë kohë Tërpenoski nuk ka qenë gazetar, pasi ka punuar për media online, që sipas Ligjit për media nuk konsiderohet media. Më tej, në këtë aktgjykim, gjykata nuk e njeh të drejtën e informacionit si të drejtë kushtetuese”, thuhet në deklaratën e SHGM-së.

FEG dhe SHGM konsiderojnë se ky vendim shkel standardet ligjore evropiane për lirinë e shtypit, të përcaktuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Ky vendim gjithashtu ka shkelur praktikën gjyqësore të Gjykatës së Apelit në Maqedoni, e cila konfirmoi se pozita e gazetarit nuk duhet t’u mohohet profesionistëve që punojnë në mediat online. FEG i bashkohet anëtares së saj SHGM në kërkesën që ky gjykim, që cenon lirinë e shtypit, të rishikohet.

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFG) është organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë, që përfaqëson më shumë se 320,000 gazetarë72 organizata lajmesh45 vende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button