Tensionet Greqi-Turqi, përfundoi takimi Erdogan-Dendias

Ka përfunduar takimi midis Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Pallatin Presidencial në Ankara, raporton OraNews. Mësohet se ata kanë biseduar për rreth rreth një orë. Sipas mediave vendase, në takim ishte i pranishëm dhe Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolglu, por megjithatë nuk dihet se çfarë është diskuatuar në takim.

Pas takimit me presidentin ministri i jashtëm grek do të ketë një takim të veçantë me homologun e tij turk ku ata do të diskutojnë  të gjitha temat të cilat kanë shkaktuar mosmarrëveshje mes dy vendeve, veçanërisht Mesdheu Lindor, kriza e refugjatëve, problemet në Qipro dhe Egje.

Të dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në Sallën e Ekspozitës të Kompleksit Presidencial dhe në fund të ditës ministri grek do të jetë mysafir për iftar në Beştepe.

Ftesa e paparashikueshme e presidentit turk për të biseduar me ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias konsiderohet si një veprim tepër simbolik, duke pasur parasysh se Erdogan nuk është mësuar të pranojë politikanë që nuk janë në nivelin e kreut të shtetit ose qeverisë.

Takimi Erdogan-Dendias u kërkua nga pala turke. Kërkesa u bë përmes kanaleve diplomatike, nga ambasadori turk në Athinë, Burak Ozugergin, të mërkurën pasdite. Qeveria greke pranoi kërkesën e Erdogan, pasi Nikos Dendias diskutoi më parë me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button