Mbrojtësi i Milanit në radarët e Barcelonës, mund të kushtojë pak

Është edhe emri i Alesio Romagnolit në listën e qëndërmbrojtësve që Barcelona synon të afrojë në merkaton e verës për të përforcuar repartin e tërhequr, raporton SS.

Lajmi raportohet nga Mundo Deportivo sipas së cilës 26-vjeçari shikohet si një element shumë i vlefshëm i cili mund të shtojë forcën në prapavijën blaugrana.

Kartoni i kapitenit të Milanit mund të mos i kushtojë shumë Barcelonës duke patur parasysh faktin që Romagnolit i skadon kontrata me Milanin në verën e vitit 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button