Anëtarësimi në NATO, buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes së RMV-së shënon rritje (Infografik)

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, një vit pas anëtarësimit të vendit në NATO është rritur për 0,2% nga BPV, duke arritur në 2%. Por, për sa janë rritur fondet buxhetore nga viti 2020 për secilën fushë në këtë Ministri, Portalb.mk, ju sjell një analizë të detajuar.

Buxheti për vitin 2021 është rritur për 964 milionë denarë, krahasuar me vitin paraprak, që përbën rritje prej 0,2% nga BPV.

Derisa në vitin 2018 buxheti i kësaj ministria ishte 0,95% të BPV-së, tani ka arritur në 1.57%.

“Buxheti për vitin 2021 është buxhet i mbrojtjes së vendit si anëtare e Aleancës së NATO-s. Këtë vit treguam se detyrimet, standardet, kriteret të cilat i kemi pranuar si vend anëtar i NATO-s i respektojmë. Prandaj Maqedonia e Veriut edhe këtë vit e rit buxhetin për 0,2% nga BPV, duke lëvizur drejt së dëshiruarit 2%, por këtë vit për herë të parë kemi përmbushur plotësisht edhe detyrimin e dytë të vendeve anëtare të NATO-s që doli nga Samiti i Uellsit – e ky është që më shumë se 20% nga buxheti i mbrojtjes të ndahet për pajisim dhe modernizim “, pati deklaruar ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në konferencën për shtyp, kur prezantoi buxhetin e mbrojtjes për vitin 2021, i cili ritet tash tre vite me radhë dhe në vitin 2021 pretendohet të arrijë do të arrijë 1,57 % nga bruto prodhimi vendor, gjegjësisht mbi 11 miliardë denarë.

Pjesëmarrje në misione dhe operacione ndërkombëtare

„Për pjesëtarët e Armatës në këto misione dhe operacione ndërkombëtare, në buxhet kemi 447 milionë denarë, shumica e të cilave – 6 milionë euro janë për paga dhe kompensime, dhe pjesa tjetër për shpenzime logjistike “, tha ministrja Shekerinska, duke shtuar se ne janë duke përmbushur një detyrë tjetër në ndarjen e barrës së vendeve anëtare të NATO-s, dhe ky është kontributi në operacionet ndërkombëtare, të cilin, siç u shpreh ajo ‘jemi duke e rritur’.

“Investimet kapitale vazhdojnë me një ritëm të përshpejtuar – për rindërtimin e ndërtesave dhe infrastrukturës në vitin 2021 do të ketë 25 përqind më shumë se në vitin 2020, kur disa projekte të këtilla u përfunduan me sukses, duke përfshirë rinovimin dhe pajisjen e ndërtesës në Kumanovë ku tani ndodhet komanda e Brigadës së Evropës Juglindore, si dhe rinovimi i plotë i dy ndërtesave të mëdha në kazermat “Ilinden“, u tha gjatë prezantimit të buxhetit.

Ministrja, gjatë prezantimit të buxhetit, në nëntor të vitit të kaluar, theksoi se deri në fund të vitit 2021 do të kemi gjithsej 270 ushtarë profesionistë të sapo punësuar, dhe njoftoi se vitin e ardhshëm ky numër do të rritet me 200 shtesë që do të ripërtërijë ndjeshëm kuadri ushtarak, veçanërisht në fushën e ushtarëve profesionistë.

„Vërtetë jemi duke investuar në gjeneratën e re të pajisjeve, gjeneratën e ardhshme të armatimit, sigurimin e teknikave, sigurimin e pajisjeve të përshtatshme që do t’i ngjajë një vendi anëtar të NATO-s,” tha Shekerinska. Me kontrata shumëvjeçare prokurojmë automjete të reja të blinduara, automjete jo luftarake, pajisje logjistike për njësitë e deklaruara, pajisje IT dhe pajisje të sigurisë kibernetike, pajisje këmbësorie, mjete artilerike.

Në pika të shkurtra, Buxheti për vitin 2021 parashikon:

  • Rritjen e vazhdueshme e Buxhetit të MM me 0.2 pikë përqindje
  • Integrim I plotë ushtarak në strukturat e NATO-s
  • Ripërtëritjen e personelit të Armatës dhe përmirësimi i standardit të pjesëtarëve të Armatës
  • Mbështetjen logjistike cilësore e Armatës
  • Financimin e procesit të filluar të pajisjes dhe modernizimi të Armatës
  • Vazhdimin me rinovimin dhe rindërtimin e objekteve
  • Rregullimin dhe modernizimin e PU Krivollak

Përndryshe, buxheti i mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut në vitin 2020 ka qenë 30% më të lartë nga ai në vitin 2014, tregojnë të dhënat e krahasuara të NATO-s. Rritja, në realitet, është bërë në vitin2019, kur buxheti i mbrojtjes ka qenë 130 milionë dollarë, për 29 milionë më shumë se vitin e kaluar.

Në atë periudhë, mbrojtja ka pasur buxhetin më të ulët në vitin 2017, kur ka qenë rreth 94 milionë dollarë apo 0,89% e bruto prodhimit vendor (BPV). Për krahasim, buxheti i këtij viti i Ministrisë së mbrojtjes është 11,1 miliardë denarë, apo rreth 214,3 milionë dollarë, që është 1,57% e BPV-së.

Krahas shumës, është ndryshuar edhe struktura e buxhetit të mbrojtjes. Në vitin 2014 ARM ka pasur 5,6% të buxhetit të dedikuar për pajisje të re, ndërsa në vitin 2020, sipas vlerësimeve të NATO-s, ajo përqindje ka qenë 11,41. Në buxhetin për vitin 2021, për pajisje, mbrojtja dedikoi një të katërtën e mjeteve të përgjithshme në dispozicion, përkatësisht 25% të buxhetit. Shpenzimet për staf janë zvogëluar nga 72,5% të buxhetit në vitin 2014 në 62,6% në vitin 2020, ndërsa për infrastrukturë janë zmadhuar nga 1,2 në 2,7%.

Maqedonia e Veriut për momentin e ka ushtrinë më të lirë në NATO, pas Shqipërisë. Mbrojtja në vitin 2020 ka kushtuar 66 dollarë për kokë banori, ndërsа qytetarët e Shqipërisë, për buxhetin e tyre të mbrojtjes kanë ndarë nga 55 dollarë.

Për krahasim, në rajonin e Malit të Zi për mbrojtje ndahen nga 113 dollarë për banor, Bullgaria 127 dollarë, Rumania 222, Kroacia 229, Sllovenia 243, ndërsа çdo banor i Greqisë vitin e kaluar ka paguar nga 459 dollarë për Ministrinë e vet të Mbrojtjes. Mesatarja në NATO, pa SHBA-të është 503 dollarë për kokë banori, ndërsa me SHBA-në dy herë më shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button