fbpx

Maqedonia e Veriut sivjet regjistroi ulje të qarkullimit industrial, ndërsa në disa sektorë u shënua rritje

Maqedonia e Veriut gjatë muajit shkurt të këtij viti, ka shënuar për 1 % ulje të qarkullimit në industri, në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. Ndërkohë rritje e qarkullimit është regjistruar në tregun vendor, derisa në tregun e jashtëm ulje.

“Indeksi i përgjithshëm i qarkullimit në industri gjatë muajit shkurt 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, është 99.0”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave, duke sqaruar që në krahasim me muajin janar kemi rritje për 3.8%.

Në sektorin Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë, në krahasim me janarin ka rritje për 34.6%, ndërsa nëse krahasohet me shkurtin e vitit të kaluar ka rritje për 26%.

Rritje është regjistruar edhe ne industrinë e tregut vendor në krahasim me janarin e këtij viti për 14.4%, por në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar është regjistruar ulje për 5.4%. Ulje më e vogël është regjistruar në tregun e jashtëm për vetëm 0.7% në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, ndërsa rritje për 1.6% në krahasim me janarin e këtij viti.

“Indeksi i qarkullimit në industri në tregun vendor në shkurt 2021, në krahasim me muajin shkurt 2020, është 94.6”, raportojnë nga Enti .

Në industrinë e prodhimit të produkteve të duhanit, në shkurt kemi rritje për 39.1% në krahasim me muajin paraprak, por në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar ka ulje për 18.7%. Në riparimin dhe instalimin e makinerive dhe pajisjeve, kemi ulje për 66.4% në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, derisa në krahasim me muajin janar të këtij viti kemi ulje për 53.5%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button