RMV, brenda një muaji janë dhënë leje për ndërtimin e 346 objekteve në vlerë prej 4 miliardë denarë

Në shkurt të këtij viti, në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, është regjistruar rritje e lejeve për ndërtim si dhe vlerave të parapara për këto objekte, në kuadër të të cilave do të ndërtohen 907 banesa në sipërfaqe prej 78 721m2, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit shkurt të vitit 2021 janë dhënë 346 leje ndërtimi, që është për 39.5 % më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportojnë nga Enti shtetëror I statistikave, duke sqaruar që shumica e lejeve janë për ndërtime të larta (59.2%), ndërsa 9% për ndërtime të ulëta, derisa për rikonstruim janë dhënë 31.8% të lejeve.

Raportohet që vlera e planifikuar për këta objekte do të jetë 4 586 656 000 denarë, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar është rritur për 50.4 %.

“Tek 214 objekte (61.9 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 132 (38.1 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste”, sqarojnë nga Enti.

Më së shumti leje ka ndarë Komuna e Gazi Babës (54), Strumica (33), Struga (27),  Tetova (16) dhe Gostivari (16), derisa banesa më së shumti do të ndërtohen në Ilinden (202), Gazi Babë (172), Qendra (83) dhe Strumica (82).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button