Partitë shqiptare kanë uruar 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka uruar pesë vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke i ofruar mbështetjen që si vëllezër të ecet përpara drejt NATO-së dhe Bashkimit Evropian.

“Sot, gjithashtu përkujtojmë sakrificën dhe përpjekjet e gjeneratave të tëra të shqiptarëve ndër vite, që kulmuan me luftën çlirimtare të Kosovës për të arritur këtë ditë për të cilën të gjithë shqiptarët punuan shumë. Qoftë i përjetshëm kujtimi mbi ta dhe veprën e tyre”, thuhet në një komunikatë të BDI-së.

Mbyllja e pavarësisë së mbikëqyrur, anëtarësimi në mekanizma ndërkombëtar, ndërtimi i raporteve të mira fqinjësore dhe rrugëtimi i sigurt drejt konsolidimit të shtetit stabil dhe të sigurt të Kosovës janë të arritura të mëdha në këtë pesë vjetor.

“Ashtu siç bashkë udhëtuam në kohë të vështira drejt shpalljes së pavarësisë, unë ju siguroj që përsëri bashkërisht, krahë për krahë, si vëllezër, do të ecim drejt qëllimit tonë të përbashkët, integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, përfundon komunikata.

****

Kosovën  e ka uruar edhe PDSH-ja

Duke përkujtuar 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ne përkujtojmë përpjekjet e të gjitha brezave për këtë Kosovë të lirë e sovrane. 

Përpjekja e të gjithë forcave politike brenda Kosovës për një demokraci të mirëfilltë dhe funksionimin e shtetit do të mundësonte një anëtarësim sa më të shpejt në kuadër të Organizatës së Kombeve të bashkuara.

Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare uroj që Kosova si shtet i pavarur dhe sovran të anëtarësohet sa më shpejt në NATO dhe Bashkimin Evropian, gjë që do të forconte demokracinë dhe paqën jo vetëm në rajon por edhe më gjerë’ thuhet në urimin e PDSH-së!

****

Edhe RDK-ja e Rufi Osmanit ka uruar Kosovën.

‘Pesë vjet më parë kombi shqiptar festonte Pavarësinë e Kosovës dhe ja, pesë vjet më pas, kjo datë e shënuarerdhi. Sot data 17, është festa e të gjithë shqiptarëve e jo vetëm e Kosovës. Gjatë këtyre pesë viteve Kosova ka treguar sfida e suksese të arritura në çdo fushë dhe veprimtari. Ka treguar se është e zonja të ecë në këmbët e veta e ka treguar se di ti bëjë ballë çdo lloj vështirësie.

  Më lejoni t’ju uroj edhe shumë përvjetorë të tjerë në liri, paqe e prosperitet!’ thuhet në komunikatën e RDK-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button