fbpx

RMV, deri më 27 prill të rinjtë deri 35 vjeç mund të aplikojnë në festivalin ndërkombëtar që do të mbahet në disa vende të Shkupit

Të rinjtë deri në moshën 35 vjeçare mund të aplikojnë në thirrjen e hapur nga Festivali Ndërkombëtar “Tans Fest 2021”, festival i cili do të zhvillohet në vende të ndryshme të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Festivali Ndërkombëtar “Tanc Fest 2021”,hapi  thirrje  për  koreografë të rinj, produkcionet e të cilëve mund të jenë pjesë e programit  të  këtij  viti, i cili do të zhvillohet prej 1 deri më 6 qershor të vitit 2021, në më shumë skena të hapura në të gjithë qytetin e Shkupit”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Të rinjtë mund të aplikojnë deri më 27 prill në ora 16:00 në adresën info@dancefestskopje.comk.mk, ndërsa rezultatet pritet të publikohen deri më 11 maj.

“Të drejtë pjesëmarrjeje kanë koreografët e rinj (deri në moshën 35 vjeçare), ndërsa tematika dhe numri i pjesëmarrësve është sipas  zgjedhjes së tyre. Kohëzgjatja e paraqitjes së veprave nuk është e kufizuar. Nëse kanë një incizim nga shfaqja e përfunduar, jo më e vjetër se 2020, duhet të dërgojnë një link deri tek Tanc Fest, ndërsa nëse vepra është në proces të krijimit, duhet të dërgojnë  informacion të plotë rreth përmbajtjes, numrin e pjesëmarrësve, kohëzgjatjen e performances dhe nevojat teknike për performimin e veprës”, sqarojnë nga ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button