fbpx

Digjitalizimi është i domosdoshëm dhe po avancohet, por gjithashtu duhet punuar në ngritjen e vetëdijes për këtë

Digjitalizimi është i rëndësishëm jo vetëm tani, në kushte të krizës por edhe në të ardhmen, ndërsa promovimi i shkrim-leximit mediatik dhe transformimit digjital do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ky është përfundimi i përgjithshëm nga konferenca e sotme mbi “Digjitalizimin e shërbimeve në fushën e arsimit” që u organizua nga Qendra për menaxhim me ndryshime (QMN), shkruan Meta.mk.

Në këtë ngjarje, Ministrja e arsimit dhe shkencës, Milla Carovska, bëri vështrim të procesit arsimor, për të cilin ajo tha se mund të transformohej shpejt, siç tregon i gjithë viti i kaluar shkollor i realizuar me mjete digjitale. Siç bëri të ditur ai, nga maji i këtij viti, do të fillojë të funksionojë mjeti elektronik për regjistrim në arsimin fillor.

“Mendoj se të gjitha vendet që nuk janë digjitalizuar thjesht po mbeten prapa. Bota po ndryshon jashtëzakonisht shpejt, ndërsa ne si vend në zhvillim duhet të hedhim një hap dy herë më shpejt dhe digjitalizimi të jetë një trampolinë për ne. Nga maji i këtij viti, do të fillojmë me regjistrimin elektronik në arsimin fillor dhe shpresoj se prindërit do ta përdorin atë, me çka do të kemi më pak tollovi në shkolla”, tha Carovska.

Si momente kyçe në arsim, ajo theksoi nostrifikimin për arsimin e lartë brenda një dite, mundësia që komunat të aplikojnë në mënyrë elektronike për objektet e infrastrukturës në MASH, si dhe sigurimin e bursave pa pas nevojë që studentët të vijnë në MASH.

Megjithatë, siç shtoi ajo, qytetarët ende nuk besojnë në shërbimet digjitale.

“Edhe pse kishim një shërbim digjital të bursave, shumë studentë përsëri erdhën në ministri për t’u siguruar që të marrin numër arkivor. Prandaj, me të vërtetë duhet të punojmë për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut se shërbimet digjitale janë në dispozicion dhe janë reale dhe se vërtetë mund të realizojnë të drejtat e tyre”, shtuan nga ministria.

Duke pasur parasysh autonominë e fakulteteve, Carovska tha se shpreson që kjo do të arrijë edhe tek ata, që të mund të zbatojnë aktivisht të njëjtat aktivitete në mënyrë që të ndryshojë situata në lidhje me digjitalizimin e domosdoshëm.

Në këtë u ndërlidh Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Jeton Shaqiri, i cili tha se hyrja në epokën e re të digjitalizimit nuk është më opsion, por detyrim.

“Është detyrimi jonë të ofrojmë shërbime digjitale. Për momentin, portali ynë i e-shërbimeve është duke u azhurnuar dhe deri në fund të qershorit do të kemi në dispozicion të qytetarëve 30 shërbime të reja që po i zhvillojmë me Ministritë e punëve të brendshme dhe drejtësisë, DAP etj. Shërbimet me zëvendësimin dhe lëshimin e kartave të identitetit, pasaportave dhe patentë shoferit do të jenë në dispozicion së shpejti,” tha Shaqiri.

Zëvendës ambasadori i Britanisë së Madhe, Dominik Otvaj, foli përse digjitalizimi është i rëndësishëm, gjegjësisht si të zvogëlohen procedurat burokratike, ndërsa qytetarët të marrin shërbime digjitale cilësore.

“Dhe ja pikërisht onlajn konferenca e sotme është dëshmi e mjaftueshme përse digjitalizimi është i rëndësishëm për ne. Të gjithë jemi dëshmitarë që vitin e kaluar të gjitha gjërat kaluan në internet dhe kjo ishte e pazakontë në fillim, e më vonë i shihni përfitimet e saj” tha Otvaj.

Dena Saçmarovska, studente e Fakultetit ekonomik në UKIM, i theksoi problemet me të cilat përballen studentët të cilët nuk janë në formë digjitale, por edhe gjërat që duhet të ndryshuar në mënyrë që të shmangen procedurat burokratike që janë të vështira, stresuese dhe që marrin kohë.

“Është e nevojshme shprehimisht që gjithçka të jetë elektronike, duke filluar nga aplikimet e provimeve, regjistrimet e vitit, vlerësimit, bibliotekat e fakulteteve. Në të njëjtën kohë, duhet të bëhen borde elektronike me orare, harta elektronike për kabinetet dhe dhomat, njoftime informative etj. Gjithashtu, do të ishte shumë lehtësuese të paguash në mënyrë elektronike me një kartë në sportelet e fakulteteve për të shmangur turmat dhe pritjen në proces të librari-bankë-çështje studentore” shpjegoi Saçmarovska.

Maleska shtoi se nëse bëhet një krahasim me gjeneratat e vjetra, duket se gjërat nuk kanë ndryshuar shumë. Ajo vuri në dukje se të gjitha këto propozime do t’u përcillen fakulteteve, MASH-it, në mënyrë që të njohin nevojat e të rinjve.

Profesori Boro Jakimovski nga FINKI tha se ky fakultet është lider në digjitalizimin e shërbimeve në arsimin e lartë.

“Ne përpiqemi të imponojmë praktikat tona të mira anëtarëve të tjerë të UKIM. Lajmi i mirë është se kohët e fundit të gjithë fakultetet e UKIM kanë miratuar një strategji të re për digjitalizimin e UKIM në të gjitha aspektet e mësimdhënies dhe shkencës në mënyrë që të rritet dukshmëria dhe të përmirësohen kushtet e punës, tha Jakimovski.

Sipas profesorit, transformimi drejt një shoqërie digjitale është i pashmangshëm dhe zbatimi i mirë kërkon qasje strategjike, aktivitete të koordinuara dhe bashkëpunim midis institucioneve dhe vullnet të mirë. Jakimovski beson se shteti ka një baza të mira për shërbime të reja dhe të dobishme elektronike.

Nga ana tjetër, Këshilltari i lartë për politika dhe udhëheqës i ekipit për dhënie të shërbimeve pranë SIGMA, Kaido Pabusk, tha se të gjitha shërbimet duhet të thjeshtohen dhe të merret parasysh cilat prej tyre duhet të përdoren përmes mjeteve elektronike dhe cilat, nga ana tjetër, përmes ndonjë lloj tjetër të kanaleve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button