LSDM largoi Jakimovskin nga partia!

LSDM-ja e ka larguar Stevço Jakimovskin nga partia pasi ai dje përskaj vendimit të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale, parashtroi kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Karposhit në emër të partisë serbe në Maqedoni.

LSDM-ja e vendimin e Jakimovskit e krahason me një frikacak dhe tradhtar, që është në kundërshtim me vendimet e partive të koalicion ‘Lidhja për ardhmërinë’.

‘Jemi të bindur se banorët e kësaj komune saktë do ta dinë se ai interesin personal e ka mbi atë të komunës. Duke pasur parasysh se dolën në pah motivet e vërteta të transferit në LSDM, ku në të kaluarën e kishte besimin e plotë të simpatizantëve dhe anëtarëve, e informojmë opinionin se nga sot Stevço Jakimovski nuk është anëtarë i partisë’ informojnë nga LSDM./PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button