fbpx

ATS Group dhuroi 5000 skafanderë për personelin mjekësor të Komunës së Çairit

Kompania ATS Group i dhuruar Komunës së Çairit donacion prej 5000 skafanderë me vlerë prej 30 000 eurove, me qëllim që të kontribuojë në rritjen e nivelit të mbrojtjes së qytetarëve në ballafaqimin me virusin Covid 19, transmeton Portalb.mk.

“Kreu i Çairit Visar Ganiu ftoi drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit Shkup Besim Koka, drejtorin e Spitalit Gjinekologjik “Nëna Terezë” në Çair Bashkim Ismaili dhe drejtorin e Institutit të Mjekësisë së Punës Alajdin Memedi për t’ua dorëzuar donacionin me qëllimin përkrahjen e personelit mjekësor që po udhëheq një betejë heroike për të shpëtuar jetët e bashkëqytetarëve tanë. Ai shprehu faleminderimin dhe mirënjohjen në emër të qytetarëve të Komunës së Çairit ndaj udhëheqësisë së kompanisë ATS Group për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm që ata japin në shërbim të mirëqenies shëndetësore të qytetarëve”, thuhet në kumtesën e Komunës së Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button