RMV, ka filluar votimi për çmimin për pjesëmarrje rinore, këto janë të rinjtë e propozuar

Ka filluar procesi i votimit për çmimin për pjesëmarrje rinore, të cilën e organizon Këshilli Nacional i RMV-së në kuadër të projektit për pjesëmarrje qytetare, shkruan Meta.mk.

Qytetarët mund të votojnë në tre kategori – individuale, kategoria e grupeve joformale të të rinjve dhe kategoria e organizatave rinore dhe rrjeteve të organizatave rinore. Në secilën prej këtyre kategorive do të ndahen nga dy çmime për më të votuarit.

Çmimet ju ndahen personave dhe grupeve të cilët kanë marrë pjesë në përmirësimin e jetës në rrethin e tyre apo në shoqëri, duke ndërmarrë aktivitete me interes publik në të gjitha nivelet në Maqedoninë e Veriut nga muaji janar 2020 deri në mars 2021.

Të propozuarit në kategorinë individuale janë:

  • Blend Hodai – nxënës i shkollës së mesme, aktivist rinor dhe kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNShM).
  • Gorazd Kitanovski – poet i ri dhe artist, i përkushtuar në promovimin e të menduarit pozitiv në shoqëri.
  • Aleksandar Lazovski – aktivist i përkushtuar në zgjidhjen e sfidave sociale dhe dizajner i programit arsimor “Eduino”, e cila tani është në pronësi të Byrosë për Zhvillim të Arsimit.
  • Jana Ognjanovska – aktiviste e cila koordinoi iniciativën për të ju ndihmuar njerëzve me sindromin daun për të lëvizur gjatë kohës së orës policore.
  • Alen Umer – mësimdhënës i ri dhe kryetar i Këshillit Rinor në komunën Shuto Orizare.

Të propozuarit në kategorinë e grupeve joformale janë: Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”, platforma arsimore online “Odas Education”, Shoqara rinore për shurdh memecët “Mlad Znak”, aplikacioni “Walkie”, platforma digjitale “Ways2help” dhe inicijativa “Water4Changes”.

Në kategorinë e organizatave rinore dhe rrjeteve të organizatave rinore janë të propozuar:

Asociacioni për mbrojtje të kafshëve “AMOS Shelter”, iniciativa “AVAJA”, shoqata “Go Green”, “Kolektiv Z” DHE Unioni Rinor në Krueshevë.

Votimi për të gjitha kategoritë është i qasshëm në këtë link dhe është i hapur deri më datë 28 prill.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button