RMV, procesi sipas Ligjit të ri të legalizimit të objekteve nuk ka filluar ende, ndryshimet ligjore “flejnë” në Kuvend

Procesi i vazhdimit të legalizimit në Maqedoninë e Veriut, i paralajmëruar kohë më parë, nuk ka filluar ende. Ndryshimet ligjore për vazhdimin e legalizimit përmes Ligjit për marrje të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, ndodhen ende në procedurë parlamentare. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sqaruan për Portalb.mk, se kanë propozuar dy ligje në lidhje me legalizimin por se të dy ligjet gjenden në procedurë parlamente.

“Ligji është në procedurë parlamentare por nuk e dimë se për çfarë arsye nuk është vendosur në shqyrtim të Komisionit amë për transport. Për momentin në Kuvend ka dy ligje për legalizim, njëri është ndryshim i ligjit të vjetër që kërkojmë të vazhdohet afati për legalizim për 5 vjet dhe sipas tij të punojnë në mënyrë shtesë komunat për 5 vite në lëndët e pranuara deri më tash për legalizim. Nën ligjin e vjetër, qytetarët nuk do të mund të dorëzojnë kërkesa të reja por, ato që janë dorëzuar deri më tani, ato të mund t’i punojnë. Këto janë ndryshimet e ligjit të vjetër që i kërkojmë”, tha zëdhënësi i kësaj ministrie, Kire Kocevski.

Njëkohësisht, sipas ligjit të ri, siç thanë nga kjo ministri, pamundësohet legalizimi i ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura.

“Ndërsa ligji i ri për legalizim që është gjithashtu në Kuvend, propozon që të mos mund të legalizohen ndërtesat, mbindërtimet dhe ndërtimet e zgjeruara të ndërtesave, si dhe të gjitha objektet në zonën e mbrojtur sipas UNESCO-s.  Ai ligj ka çmim më të lartë për 50 për qind nga vlera e shërbimeve komunale të komunës”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski duke komentuar rreth këtij ligji para disa javëve, tha se Ligji i ri për legalizimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, u iniciua nga kryetarët e komunave dhe BNJVL-ja dhe parashikon pagim të gjobave për të gjithë ata që kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

“Sipas këtij ligji, paguan 50 përqind të shërbimeve komunale, me të cilat, ai që ka ndërtuar ilegalisht, ndërsa do të përshtaten në zhvillimin e ardhshëm të qyteteve do të paguajnë 50 përqind të gjobave, me qëllim që populli të mos hyjnë më në një sistem të tillë, por të ndjekë hapat dhe procedurat e rregullta. Dhe është e rëndësishme që me këtë ligj të zgjidhen çështjet kyçe dhe kryesore të infrastrukturës nga linjat e transmetimit, tubacionet e gazit, ujësjellësi, projekte, objektet e shtetit dhe komunave janë ndërtuar shumë kohë më parë nga procedurat e shtetit, por sot nuk janë regjistruar në listat pronësore. Përfitimi nga ky ligji është që ndërtesat e banimit, ajo që ishte mangësi e ligjit të mëparshëm,  zgjidhja është që njësitë e mëdha të banimit nuk do të mund të legalizohen njësitë e mëdha të banimit, me qëllim që të mos prishë të gjitë hapsirën dhe jetën urbane të shtetit. Ky është një nga përfitimet, me të cilin do të ndalojmë të gjitha proceset e mëdha që ishin në progres me ligjin e mëparshëm” tha Boçvarski.

E gjithë puna e legalizimit ka filluar në vitin 2011 kur Qeveria e atëhershme miratoi Ligj për legalizimin e objekteve pa leje. Afati për legalizim në vitet e kaluar disa herë është shtyrë dhe janë fituar mundësi të reja për legalizimin e objekteve. Deri më tani janë legalizuar 260 mijë objekte.

Sipas Ligjit të ri të legalizimit të objekteve pa leje, synohen të zgjidhen çështjet kyçe dhe kryesore të infrastrukturës nga linjat e transmetimit, tubacionet e gazit, ujsellësi, projekte, objektet e shtetit dhe komunave janë ndërtuar shumë kohë më parë nga procedurat e shtetit, por sot nuk janë regjistruar në listat pronësore. Me propozimin ligjin e ri, nuk do të mund të legaizohen njësitë e mëdha të banimit, me qëllim që të mos prishë të gjitë hapsirën dhe jetën urbane të shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button