Një zë poetik që vjen nga Struga

Ejup Ajdini
Nga Ejup Ajdini

 (Vështrim letrar mbi përmbledhjen poetike të Blerona Braos “Përtej  dashurisë”, në botimin e sipër, e përkrahur nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut, Strugë 2021)

Poezia e Blerona Braos nga Struga, vjen pas një romani që kishte botuar që në shkollë të mesme. Tani si studente, ajo është pasionuar pas poezisë dhe gazetarisë, si një nga zhanret që më së shumti i krijojnë kënaqësi shpirtërore në aktivitetet e saja krijuese e vepruese. Veçmas poezia te ajo ka krijuar pasion të veçant për krijimin e artit poetik. Përmbledhja poetike e saj  “Përtej  dashurisë” paraqet një botë plot emocione, plot sinqeritet dhe tërë këtë botë e përshkruan përmes figurave të shumëta stilistike. Kjo mrekulli poetike dëshmohet veçmas kur kihet parasyshë mosha e saj e re, veçmas  entuziazmi i saj për artin poetik. Këto ndjenja vashërie, kaq shpirtërore e kaq modeste dhe me një mendim të thelluar, e veçojnë dukshëm vargun poetik të Blerona Braos nga moshaniket e saja. Krahasuar me shoqet e saja poetesha, të cilat për bazë e kanë motivin e dashurisë, kurse Bleronën e rëndon edhe ndjenja e atdhedashurisë, kombit, traditave, simboleve kombëtare dhe ne përgjithësi ajo që është me motive mëmëdhetare, por pa u ndarë edhe nga sublimja e dashurisë.

Le për të dëshiruar shumë se nga vjen i gjith ky motiv atdhedashurie, veçmas kur kemi parasyshë moshën kaq të re dhe gjininë e saj femërore. Kjo ndjenjë herë-herë kalon edhe në dramaticitet, pasi ajo duket shumë e pjekur në këtë drejtim dhe natyra e saj tregon se nga kjo rrugë nuk ka kthim prapa. Ky lirizëm i thellë nuk ka lindur rastësisht. Ajo në këtë botë poetike, ku është e lidhur ngushtë me vendlindjen e saj, me Strugën e bukur dhe me Drinin magjepsës, e duke e pasur afër në kufi shtetin amë, Shqipërinë, ajo patjetër të jetë frymëzuar kësisoj. Prandaj, s’do mend se përmbledhja e saj  poetike  “Përtej  dashurisë” paraqet një forcë të madhe poetike dhe po aq estetike, saqë ato janë një unifikim i vetvetes, pa ndonjë mbështetje tjetër, siç mund të ndodhë te krijuesit e rinjë.

Ne që ecim nëpër shtigje

mijëra shekuj e mijëra vjet

me tabanë të përgjakur

për Shqipnin që kurrë nuk vdes.[1]

Koncepti i kësaj vepre, për nga ana shpirtërore është e lidhur ngusht me gjithçka të bukur, shpirtërore, morale e filozofike, kurse për nga struktura e ndërtimit poetik, ajo përqafon vargun  e moderuar, ashtu siç është edhe natyra e poeteshës e krijiuar nga perendia. Ajo nuk shkruan e as vepron me ekuivoke e direktiva nga të tjerët, por me theks të veçantë forcon vargun poetik në drejtim të idelit kombëtar. Jo vetëm kaq, aty përfshihet edhe lirizmi jetësor me plot dramaticitet për situata të ndryshme nga jeta e saj. Kjo poezi përfaqëson ndjeshëm vlerat, jo vetëm ato thjeshtë letrare,  por edhe ato socio-estetike për njeriun e rrethit të saj ku jeton dhe vepron poetesha e re. Ajo nuk largohet edhe nga sublimja jetësore e dashurisë, e familjes dhe veçmas problemet shoqërore që e tangojnë popullin e saj të dashur, pra të popullit shqiptar në përgjithësi. Poezia në fjalë ka unifikimin e saj origjinal, pasi ato nuk ndërtohen vetëm nga fjalët e bukura poetike, por ato flasin edhe me syrin e zemrës dhe të shpirtit poetik. Këtë e karakterizon edhe ana ritmike e vargut, pasi ajo nuk i largohet melodisë së vargut, siç shohim shpesh te krijuesit e tjerë. Ajo ruan konstantën ritmike dhe melodike të vargut, e cila nuk krijohet lehtësisht.  Kësisoj edhe ky varg, me këtë bukuri ritmike zgjon emocione të veçanta poetike. Për këtë dëshmon çdo poezi e saj, por ne përmendim  poezinë “T’i futim zjarrin dhe botës tjetër:

Dhe të më shkruaj epigrafin

Poeti im në një copë letër:

,,Më prit këtu të thotë e dashur

,,T’i futim zjarrin dhe botës tjetër”…[2]

Poezia e Bleronës është mjaft ekspresive, pasi ajo është e frymëzuar rëndë nga e kaluara jonë e traditës, sa e madhe, sa e lavdishme, po aq edhe e dhimbëshme, veçmas me poetët e Rilindjes Kombëtre si Naimi, Fishta, Migjeni etj. Kjo e ka bërë që të mos frikësohet nga ”qentë”, të cilët, në moshën e pjekurisë rinore i kupton llojet e tyre. Nuk frikësohet, pasi ajo ka krijuar vetbesimin  dhe ndjehet si “ ulkonjë” para tyre:

Unë si fëmijë linda rebele

Kisha tipare prej egërsire

I ndjeja prapa lehjet e qenve

Por s’e kuptoja frikën e tyre.[3]

Bota poetike e Bleronës është krejt tjetër fare nga moshaniket e saja. Ajo ka rrugën e vetë, botën e veçantë ndjesore, orientimin fiks nga dielli dhe vazhdon luftën me ” retë e zeza” të kohës së saj. Ajo është e vetëdijëshme se sot perspektivat e njerëzve rrënjët i kanë te fallciteti jetësorë, megalomania, narcizoizmi, fshehtësitë dinake të njerëzve, mashtrimet,  e shumë fëlliqësira të tjera, për të cilat nuk do që t’ia di, pasi e ka të qartë se të gjitha poshtërsitë një ditë dështojnë dhe degradohen deri te fara e fisi i tyre, prandaj ajo vazhdon drejt të bukurës dhe ideales, pasi vetëm ajo do shpie botën përpara, ashtu siç thoshte edhe e  madhja Nënë Tereza, se vetëm dashuria e sinqertë do ta shpëtonte botën. Prandaj Blerona ndalet te heroi i saj, si dëshmi e madhe kombëtare dhe thur vargjet për dëshmorin e kombit Xhemajl Berishën, për të cilin ka edhe shumë dyshime, pasi nuk ka kuptim jeta e popullit kur dikush fsheh, ose tallet me gjakun e dëshmorëve. Si ka mundësi që pas gjithë asaj tragjedie në Luftën e fundit në shtetin e Kosovës e më gjerë të ndodhin këto havari politike që shpirti i heronjnjëve e kemi në qiell, e ne këtu nga budallalliqet tona politike e morale, të ndodhemi ende në udhëkryqet e jetës:

Në dhomën tënde sot kërkoj veten

Por nuk e gjej dot, fatkeqësisht!

Ti diku lart fshihesh mbi rétë

Unë këtu poshtë në udhëkryq![4]

 Poetesha në fjalë jo se është idealiste e një orientimi të caktuar, por, ajo me shpirtin e saj të çiltërt poetik, nuk pranon në asnjëmënyrë të bëhet bashkëudhëtare e të keqes, të ultës shoqërore dhe të shëmtuarë si fenomen i politikës ditore në kohë kohën kur jeton dhe vepron autorja. Ajo idealizmin e vet e ka të lidhur ngusht me imagjinatën dhe kësisoj krijon deal e saj, i cili është i vrarë nga do që ajo shkon e vepron. Ajo edhe ballafaqohet botën e poshtësive shoqërore, botë e cila shpaloset mrekullueshën në vargun e saj poetik te saj  “Përtej  dashurisë”. Poetesha është e zhgënjyer nga bota e matrapazëve të kohës, kohë me hije të zezë, plot gënjeshtra e mashtrime, por ky ballafaqim midis të bukurës dhe të shëmtuarës e bën këtë varg poetik edhe më madhështor. Ajo, te poezia “ Askujt” qëndrimi i poeteshës duket qartë edhe pse ajo i ka shpallur luftë të ulëtës dhe marrëzisë shoqërore, por dikur edhe i duket e kotë të vdiset duke luftuar me idiotësinë e ditëve tona, pasi ato nuk kanë fund:

Askujt nuk mund t’i fal shpirtin

të rritem mes tyre nuk mundem dot,

por, nëse ndodh të vdes pas tyre

do qe një vdekje kot më kot.[5]

Vlerat eseo-estetike të kësaj poezie janë të mëdha. Kjo poezi duhet kapur seriozisht nga kritika letrare, pasi një ditë edhe do të jetë një befasi , sa e këndshme, po aq edhe një krenari kombëtare. Kjo poezi te çdo varg ka peshën e madhe poetike. Askund nuk kemi shtërzime të dhunshme. Ajo nuk ngutet për ta botuar sa më parë poezine e saj. Edhe pse disa herë ka marrë çmime të ndryshme për poezinë më të mirë ajo ka vepruar qetë dhe pa ndonjë megalomani, por në vazhdimësi ka vepruar dhe sot kur u poq kjo lëmi poetike, Blerona del bindshëm dhe krenare me me këtë  përmbledhje poetike me kaq titull simbolik “Përtej  dashurisë”. Kjo është një shtrirje e madhe estetike ku do të gjejmë të gjitha kategoritë estetike, të bukurën, të madhërishmen, tragjiken katarsisin  dhe me plot pamje grotesku. Kjo e bënë poezinë e Bleronës edhe më të kapshme për lexuesin, më simpatike dhe më shpirtërore në përgjithësi. Pastaj ky lirizëm i mprehtë dhe kjo melankoli shpirtërore e përmbush edhe më shumë realizimin poetik të veprës si tërësi krijuese.

Kur në ty shoh tëgjitha stinët e bukura,

Shoh sesi lind dielli ne sytë e tu,

Sesi dallgët e liqenit valëviten rreth teje.

Si mos të të dua ty?[6]

Pioezia e dashurisë prek damarët e gjithanshëm të këtij vargu poetik. Për Bleronën bota patjetër të jetë dashuri, si ajo midis njerëzve, njeri-atdhe, fëmijë-prindër, e mbi të gjitha dashuria midis të rinjëve, e cila është edhe më e bukura e kësaj bote që shpirtit njerëzimin, i krijon botës diversitet, ndryshim gjeneratash dhe zhviilim bukurie deri te një apokalips i kësaj bote. Dashuria e drejtëpërdrejtë vjen si më sublimja dhe ka vendin më të privelegjuar në këtë përmbledhje, për të cilën poetesha edhe apelon në një far forme për një kujdesje të veçantë ndaj dashurisë…

Rutinë, ç’rutinë të jetë vallë…vrasje, torturime.

shumë pak dashuri, shumë më pak se dashuri.

Jetë pa ngjyra kjo e sotmja…çudi.

por veten të huaj nuk e quaj…!

Ose:

Desha të ikim larg at’ natë,

Një puthje, dy e pak më tej,

Të merrte udhët nëpër dallgë

Një peng i mbetur mbi liqen…

Dhe :

Ula kokën e trishtuar

Ashtu ika me lot në sy

kur se gjen dot poetin

mbetesh vetëm nëpër rrugë.[7]

Të tre këto katrena të marra si shembuj nga tri poezi të ndryshme, ku duket qartë një tërmet poetik brenda shpirtit poetik të Bleronës, pasi kjo botë ka fare pak dashuri, pastaj një përplasje shpirtërore, edhe kur ka dashuri patjetër duhet ikur diku, kurse nga ana tjetër një vullkan dashurie rri i shpërthyer për poetin, pasi, sipas poeteshës sa keq mbetesh rrugëve pa poetin. Me këto vargje poetesha i trand ëndrrat e saja në kohën më të fuqishme të saj, pasi , ajo ecën drejt kulmit poetik dhe forcës së guximit që ka prej mbretëreshe… siç thotë edhe recenzentja e këtij libri Alide Lloga thotë se, “ajo jeton në një ekstazë luftarake, i përbuz që fëmijë zakonet femërore, forcon gjymtyrët, gjuan, përzë e tremb ujqërit, s’përkulet para armikut dhe kështu ecën përpara me krenari…Asgjë se ndal nga ideali që e ka pushtuar të tërën.” [8]

Struktura e vargut është bërë me një përkushtim të madh, nga i cili edhe duket se poetesha ka lexuar libra poetik pafund, pasi kjo mrekulli e vargëzimit nuk realizihet aq lehtë sa mundemi të mendojmë ne, por ajo është një kulturë më vehte, një zanat i thyerjes së vargut poetik, një ndjenjë melodie për vargun dhe mbi të gjitha krijimi i kënaqësisë së leximit të kësaj poezie te çdo lexues pasionant ndaj artit poetik. Në këte krijimtari poetike kemi vërtetë një lirikë të pasur me shumë motive nga jeta dhe e kaluara jonë e lavdishme, por aty nuk mungon edhe filozofia mbi jetën në përgjithësi. Për poeteshën vdekja e poetit nuk është vdekje, pasi ai sado që diku larg të shkojë, ai ka një stacion në shpirtin e dikujt, ashtu siç e ka Naimi te mbarë popolli shqiptarë.

Ti s’mund të ikësh poeti im

Me vdekjet ti nuk ke punë

Larg sado të udhëtosh

Stacioni yt jam unë…[9]

Edhe pse në shumë raste përplasja e këtij vargu me botën e Bleronës në një anë dhe me botën e brishtë në anën tjetër, ku duket edhe një luftë e rreptë midis marrëzisë njerëzore dhe shpirtit të pastër poetik, në vetvete sërish te kjo poezi dominon optimizmi, pasi njeriu është ai që e ndryshon botën nga e mira, edhe pse njeriu këtë botë ballkanike e ka orientuar nga e shëmtuara, e ulëta dhe tragjikja. Në këtë rast, Blerona Brao ka hapur gjoksin dhe i është bërë digë të keqes dhe të ulëtës shoqërore dhe në vazhdimësi shtron rrugët më  të bukura me zambakët e saj të shpirtit poetik, që vijnë nga shpirti i pastër strugan, nga vlerat mahnitëse të liqenit të Strugës dhe Drinit magjepës, nga i cili s’ka mundësi të lindin marrëzira, veçse bukuri magjepëse nga ai vend i bekuar nga perëndia që ta shijojnë si gjenerata e Bleronës me këtë pasuri shpirtërore  e tejet mahnitëse e që ndanë vetëm rreze dielli në tërë etnikumin tonë kombëtar.

Kam lindur buzë liqenit, thonë,

Poete thonë, sigurisht,

Stinë e vite nuk mbaj mend,

Thonë matës kohe ajo kohë s’kish.[10]

Poezia e saj ka edhe misteret e veta dhe shpesh kjo merr edhe ngjyrat e një balade të bukur. Ajo sa është në botë me ankthe, po aq është një botë e mistershme dashurie. Këto ankthe dhe këto mistere e bëjnë këtë poetikë të Bleronës edhe më madhështore…

Afrohu sonte mbi shpirtin tim

Falmi  mua fshehtësitë

Ruaje dhimbjen nga loti im

Se mund të vritesh edhe ti.[11]

Raportet jetësore dhe kaq kundërthënëse sikur poeteshën e kanë bërë më të fuqishme për të krijuar  një art kaq të fuqishëm, kaq estetik dhe kaq shpirtëror, kaq art të pastër dhe kaq madhështor, veçmas kur krahasojmë vendin nga vjen poetesha, moshën dhe gjininë, pasi gjinia femërore e ka më të vështirë për t’i dalur para Katallanit. Kjo poezi është plot gëzime, ëndrra të fuqishme vashërie, por edhe me mjaft zhgënjime, duke filluar nga rrethi më i afërt, shokët e shoqet e deri te armiku i përbashkët i kombit shqiptar. Kjo tregon për një veçanti krijuese, pasi shpirtin e ka të mbushur me plot dashuri, plot heroizëm për liri të vërtetë kombëtare, por edhe e mbushur  me forcën e një luftëtareje të denjë, që vjen si befasi në letrat dhe ambientet tona vepruese.

Kokulurngadalë do ik

Me mallin e moshës në kapilar

Pas meje Thesaret e fjalës do lë,

Të tjerat me mua do prehen në varr![12]

Ajo nga jeta fare s’ka frikë, pasi e ka dëshmuar disa herë shpirtin e saj prej rebeleje, por , emocionet e saja fitojn katarsis të vërtetë kur ecën nga fitorja në fitore, nga zhgënjimi në gëzim … Ajo e sheh qartë këtë botë me plot me groteskë, por, pasi i ka të qarta, ajo di edhe t’ua presi udhën të këqiave, veçmas komikes dhe tragjikes që shpesh udhëtojnë bashk. Ajo me këtë forcë rebelimi nuk lejon që ta preke kush në dinjitetin dhe identiten e saj të shenjtë. Emocionet e saja në vazhdimësi, pas të gjitha vështirësive të jetës, po pastrohen dhe ajo përjeton katarzen e vërtetë, pasi ka çarë bariera jetësore dhe ndjen fitoren e madhe karshi së keqes shoqërore në përgjithësi.

Edhe nuk do të dihej fati i Bleronës, por, mendojmë ne se dashuria për mëmëdheun, shokët e shoqet, për ndonjë mësues të mirë etj, nuk e lanë që Blerona, si një rebele më vehte të katandiset keqas. Në veçanti dashuria ndaj liqenit dhe lumit Drin, që i ka thellësisht në zemër, duket se poeteshën e re, Blerona Braon e orientuan nga një dashuri e mirëfilltë njerëzore dhe drejt fitoreve të saj me plot mund e sakrifica. Për këte dashuri flasin edhe vargjet e poezisë ” Drini i Zi “:

Këtej digjet Shën Naumi

Mbi shandanë prej qirinjsh

Andej flakë merr Lasgushi

Nën llahtare poezish.

Në s’di ç’janë këto dallgë

Këng’ a lot të poezisë

Di që brigjet të rënkojnë

Në dy anë të Shqipërisë![13]

[1] Blerona Brao, “Përtej  dashurisë” Strugë 2021

[2] Po aty

[3] Po aty

[4] Po aty

[5] Po aty

[6] Po aty

[7] Po aty

[8] Po aty, Alide LLoga , në parathënie të librit, Strugë 2021.

[9] Po aty

[10] Po aty

[11] Po aty

[12] Po aty

[13] Po aty

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button