Republika e Çekisë njohu për të dytën herë Maqedoninë?

Republika e Çekisë që nga viti 2009 e përdor emrin kushtetues të Maqedonisë në komunikimin bilateral me të. Pohimi i tillë që gjendet në ueb sajtin e Parlamentit të Maqedonisë që daton nga 10 maji 2009. Me këtë nuk është rritur numri i vendeve që njohin Maqedoninë por është zyrtarizuar kjo njohje. 

Si që shkruan bllogu Internet Macedonia, dokumenti e nxjerr në pah manipulimin e bërë nga Ministria e punëve të jashtme e cila të premten informoi të gjithë mediet se edhe një vend i ri si që është Republika e Çekisë ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues.

“Rritet numri që e pranojnë Maqedoninë nën emrin kushtetues. Çekia është vendi i ri në listën e shteteve të cilat në komunikimin bilateral vendit do ti drejtohen me Republika e Maqedonisë” shkruhej të premten në komunikatën e MPJ-së, të përcjellë edhe në Portalb.

Nga ana tjetër ja se çfarë thotë Kryeparlamentari Trajko Veljanovski më 10 maj 2009.

“Ai (Trajko Veljanovski) ka shprehur falënderim për faktin që Republika e Çekisë e ka përdorur emrin tonë kushtetues në marrëdhëniet tona bilaterale” shkruhet në komunikatën e Parlamentit të Maqedonisë.

Për çështjen e prezantimit si vend i ri që ka njohur Maqedoninë, bllogu Internet Macedonia cili thekson se manipulimi i njëjtë ka ndodhur edhe me Republikën e Hungarisë.

Prononcim nga Ministria e punëve të jashtme do të kemi të hënën, ditë pune për institucionet shtetërore.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button