fbpx

Bllokimi i Kanalit të Suezit, kërkohet dëmshpërblim prej 900 milionë dollarësh nga kompania japoneze

Nga kompania japoneze, pronari i anijes së mallrave “The Ever Given” që u bllokua muajin e kaluar në Kanalin e Suezit në Egjipt duke shkaktuar një bllokim rreth njëjavor, është kërkuar dëmshpërblim prej 900 milionë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas transmetuesit publik NHK, të bazuar në informacionet e burimeve të kompanisë japoneze Shoei Kisen me qendër në prefekturën Ehime, Administrata e Kanalit të Suezit (SCA) nga kompania japoneze ka kërkuar dëmshpërblim prej 900 milionë dollarësh.

Kompania japoneze deklaroi se kërkesa për kompensim, e cila përfshin humbjen e tarifave të transportit për shkak të bllokimit të trafikut si dhe zhbllokimit të kanalit janë të “dimensionit të paparë”, kërkesa nuk bazohet në “parime të qarta” dhe se do të vazhdojnë negociatat me SCA.

Anija e mallrave e gjatë 400 metra që operohej nga kompanie tajvaneze “Evergreen”, në pronësi të kompanisë japoneze Shoei Kisen, më 24 mars pas stuhisë së rërës u përplas në breg ku pati qëndruar bllokuar.

Më 29 mars, kanali u hap pasi anija u lirua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button