fbpx

Edhe Britania e Madhe synon tërheqjen e ushtarëve nga Afganistani

 Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, ka thënë se do të mbështesë tërheqjen e trupave britanike nga Afganistani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raab në llogarinë e tij në twitter njoftoi se vendi i tij qëndron fort pranë NATO-s dhe popullit afgan për të mbështetur një Afganistan të qëndrueshëm që do të ketë një të ardhme më paqësore.

Ai gjithashtu theksoi se do të mbështesë tërheqjen e trupave britanike nga Afganistani.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallece, në një deklaratë theksoi se populli i Afganistanit meriton një të ardhme të qetë dhe të qëndrueshme.

“Ndërsa tërhiqemi, siguria e njerëzve tanë që shërbejnë në Afganistan mbetet prioriteti jonë. Jemi dakord që sulmet ndaj vendeve aleate do të pasohen nga një përgjigje e fortë”, tha Wallece.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dje pas takimit të Ministrave të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Këshillit të NATO-s, deklaroi se vendet anëtare janë të bashkuara në qëndrimin që tërheqja e forcave nga Afganistani të fillojë më 1 maj.

“Kemi marrë një vendim për të ardhmen e pranisë sonë në Afganistan”, theksoi Stoltenberg, i cili shtoi se trupat e NATO-s që kanë qenë në Afganistan për 20 vjet do të fillojnë të tërhiqen nga vendi më 1 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button