RMV, ka përfunduar eksproprijimi i rrugës Shkup-Bllacë, u premtua përfundimi i rrugës gjatë këtij mandati

Eksproprijimi i rrugës Shkup – Bllacë tërësisht ka përfunduar ndërsa tani punohet në dislokimin e instalimeve nëntokësore, kështu potencoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, sot në vëzhgimin e punimeve për këtë rrugë, prezent ishte edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Ejup Rustemi, shkruan Portalb.mk.

Grubi potencoi se përderisa punët për ndërtimin e dy kilometrave të para të këtij aksi rrugor po vijojnë, po projektohet edhe traseja e dhjetë kilometrit të dytë nga Bllaca deri në hyrje të Shkupit.

“Në mënyrë intensive po punohet në dy kilometrat e para të këtij aksi rrugorë ndërsa gjatë punimeve të cilat po realizohen Ndërmarrja për Rrugë Shtetërore po projekton edhe trasenë e dhjetë kilometërshit të e dytë nga Bllaca deri tek rruga në hyrje të Shkupit” tha Grubi.

Gjithashtu, Grubi informoi se në bashkëpunim me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, është premtuar se rruga e “Hasan Prishtina” do të bëhet bulevard, edhe atë punimet për këtë pritet të fillojnë këtë vit.

Ministri Boçvarski theksoi se procesi i eksproprijimit ka përfunduar ndërsa premtoi se do të bëhet presion pjesëmarrësve në këtë projekt që të mos ketë pengesa gjatë punëve për këtë rrugë.

Ai shtoi se ka përfunduar projekti ideor për aksin e dytë rrugorë, nga Bllaca deri te qarkorja në Stenkovec në gjatësi prej 10.5 kilometra, aktualisht pritet aprovimi nga institucionet përkatëse.

“Sa i takon aksit të dytë rrugore nga Bllaca e deri tek qarkorja në Stenkovec në gjatësi prej 10.5 kilometra, projektuesi tashmë ka bërë projektin ideor i cili është ë procedurë të aprovimit nga të gjitha institucionet tona përkatëse” theksoi Boçvarski.

Ndryshe, “Meta.mk“ dhe Portalb.mk tashmë kanë shkruar për nevojën e përshpejtimit të procedurës për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, duke pasur parasysh faktin se Kosova tashmë ka përfunduar pjesën e saj të punës, ndërsa kilometrat e mbetura nga pika kufitare “Bllacë” deri në Shkup aktualisht zhvillohen vetëm në një korsi për secilin drejtim. Rruga është plot gropa dhe nuk është e rrafsh, megjithëse në të ka frekuencë të zmadhuar të automjeteve.

Kosova është partneri ynë tregtar në të cilin ne eksportojmë më shumë sesa importojmë mallra në vit, ndërsa shumë banorë të këtij vendi shpesh vijnë për të blerje dhe për shërbime të tjera dhe lënë mjete të konsiderueshme financiare në vendin tonë. Përveç përfitimit ekonomik, autostrada përmes Kosovës aktualisht është lidhja më e shpejtë rrugore me portet e Tivarit dhe Durrësit për kryeqytetin e Maqedonisë dhe pjesët veriore të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button