RMV, për 23% ka rënë numri i nxënësve në arsimin e mesëm në tetë vitet e fundit (Infografik)

Për 23 përqind ose 20.309 është zvogëluar numri i nxënësve në arsimin e mesëm në tetë vitet e fundit. Nëse merret numri mesatar i një klase prej 30 studentësh, ky numër i nxënësve do të formonte 676 klasa, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se në fund të vitit akademik 2012/2013, ishin regjistruar gjithsej 88.582 nxënës, ndërsa në vitin 2019/2020 të fundit, janë regjistruar 68.273 nxënës.

Është vënë re që gjatë këtyre gjashtë viteve ka rënë edhe numri i nxënësve që përsëritën klasën, gjegjësisht vitin në shkollën e mesme. Në vit, mesatarisht 432 nxënës përsëritën vitin në arsimin e mesëm.

Përndryshe, sipas rregullativës ligjore në vend, arsimi i mesëm është falas dhe i detyrueshëm për çdo qytetar, në kushte të barabarta të përcaktuara me Ligjin për arsimin të mesëm.

Në të njëjtat vite, janë regjistruar 15 shkolla të reja. Nëse në vitet 2012/2013 ishin 113, vitin e kaluar ky numër arriti në 128. Sipas këtyre të dhënave, është vërejtur rënie minimale e personelit mësimor për -33 mësues, pra nga 7.442 në 7.409.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button