fbpx

Gjykimi për “Lidhjen Ndërkombëtare”, dëshmitari Lloga tha se Bokit-13, i kanë dhënë 350.000 euro në dorë

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot vazhdoi gjyqi për financimin e paligjshëm të organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare” , për të cilën, së bashku me themeluesin Bojan Jovanovski, akuzohen edhe katër persona të tjerë. Sot dëshmoi Resul Loga, bashkëpronar i ndërmarrjes “Dream Building”, për të cilin Prokuroria pretendon se është një nga të mashtruarit nga “Lidhja Ndërkombëtare”. Ai u përball me Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe të pandehurit e tjerë, duke treguar se si dhe pse hyri në bashkëpunim me këtë organizatë, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se besuan në projektin për shtëpitë ndërkombëtare të pleqve dhe hynë në të, pasi iu dukej fitimprurës, dhe në bisedimet ranë dakord mbi kushtet për palët – “Lidhja Ndërkombëtare” dhe kompania. Sipas kësaj marrëveshjeje, “Lidhja Ndërkombëtar”, tha ai, ishte e detyruar të sigurojë pullë, lokacion dhe leje ndërtimi nga Komuna e Karposhit, ndërsa kompania – para.

Bojan Jovanovskit, tha ai, iu dhanë 350.000 euro në dorë, ndërsa pastaj, sipas marrëveshjes, në llogari paguan 16 milion e 100 mijë denarë për të drejtat e autorit të të akuzuarës, nënkryetares së Lidhjes Ndërkombëtar, Jasna Mandiq-Ercegoviq.

Loga përmendi gjithashtu dy ish zyrtarë të qeverisë, të akuzuarën Frosina Remenski, për të cilën tha se shpesh merrte pjesë në takime dhe ish-deputetin Aleksandar Kiracovski i cili, nga ana tjetër, nuk ishte i pranishëm në takime.

Besimi në projektin dhe në “Lidhjen Ndërkombëtare” e fituam nga bisedimet, nga vetë projekti, por edhe sepse këtu kishte njerëz me pushtet, si Frosina, ndërsa në ndonjë moment Kiracovski ishte atje. E pamë atje në Aleancën Ndërkombëtare, por se në cilën linjë ishte me ta nuk e di”, tha Lloga.

Afati i fundit që ishte një pjesë integrale e marrëveshjes, sipas dëshmisë së tij, ishte 90 deri në 180 ditë për “Lidhjen Ndërkombëtare” që t’i përmbushur detyrimet e saj. Sidoqoftë, kjo nuk ndodhi, kështu që biznesmenët vendosën të kërkonin kthimin e parave të tyre.

“Z. Bojan ktheji 155.000 euro dhe shpresonim që për shkurt kohe do t’i kthente edhe paratë e tjera”, tha Lloga duke shpjeguar se nuk ai ishte i pranishëm në ato takime, por partneri i tij Ardian Amzoski.

Jovanovski, nga ana tjetër, përmes pyetjeve që ia bënte, dëshironte të provonte se nuk bëhej fjalë për mashtrim.

Pas Llogës duhet të dëshmojë edhe Ardijan Amzoski.

Ndërkohë në seancën e kaluar, dëshmoi inxhinierja e diplomuar Jovanka Stojanovska-Kuhar, e cila tha se të akuzuarit të parë në rastin ‘Lidhja Ndërkombëtare’, Bojan Jovanovskit, i ka dhënë rreth 250 mijë euro me qëllim të investimit. Dëshmitarja Kuhar, tha se shumën e përmendur ia kishte mbledhur nga shitja e tre banesave, njëra prej të cilave në Slloven.

“Njërën banesë në Shkup e shita 100 mijë euro, tjetrën poashtu në Shkup- 50 mijë euro dhe të tretën në Slloveni, e kam shitur 100 mijë euro, që i përkiste djalit të mitur. Nga ato para, më ktheu 80 mijë euro. Paratë i dhashë në besim. U besova shumë njerëzve me të cilët fola për investim në Austri”, tha dëshmitarja Kuhar.

Para se i akuzuari Jovanovski të bëhej kryetar i organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”, të dëmtuarës Kuhar i ofroi që të punojë në këtë organizatë. Ajo gjithashtu foli për ngjarjen solemne në Muzeun e arteve bashkëkohore, ku tha se morën pjesë persona të respektuar dhe nuk kishte asnjë dyshim se bëhet fjalë për ndonjë mashtrim.

Gjykimin për këtë rast  e udhëheq gjyqtarja Sofçe Efremova, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja publike Ivana Trajçevska.

Të akuzuar në këtë rast janë Bojan Jovanovski dhe babai i tij Mile Jovanovski ish-deputetja nga radhët e LSDM-së, Frosina Remenski dhe Jasna Mandiq Ercegoviq.

Jovanovski akuzohet për “mashtrim dhe pastrim parash”. Remenski akuzohet për “ndihmë në mashtrim”, Mandiq për “ndihmë në mashtrim dhe pastrim parash”, Mile Jovanovski për “ndihmë në larje parash” dhe “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe trafikim të paautorizuar të armëve”. Si person juridik akuzohet edhe organizata joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”.

Bojan Jovanovski- Boki 13 është dënuar me nëntë vite burgim me aktgjykim që nuk është i plotfuqishëm për rastin “Reket”, ku është i akuzuar për “pranimin e çmimit për ndikim të kundërligjshëm” dhe për “larje parash” së bashku me PSP Katica Janeva e cila mori dënim me burg prej shtatë vitesh për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button