Kryeministri rumun shkarkoi ministrin e Shëndetësisë për keqmenaxhim të pandemisë

Kryeministri rumun Florin Citu ka shkarkuar ministrin e Shëndetësisë për keqmenaxhim të pandemisë COVID-19, raporton EN. Vlad Voiculescu është pushuar nga detyra gjatë së mërkurës pas një sërë incidentesh që nxitën tensione të shumta në qeverinë rumune.

Voiculescu ndryshoi kriteret e qeverisë për vendosjen e masave në zona të ndryshme pa njoftuar më parë kryeministrin e vendit.

“Rumania po kalon një periudhë të vështirë në luftën kundër pandemisë”, tha Citu, teksa njoftoi për shkarkimin e ministrit, duke shtuar që “në mënyrë që beteja të jetë e suksesshme, kam thënë gjithmonë se duhet besimi tek institucionet shtetërore”.

Voiculescu u emërua në dhjetor dhe ka shërbyer si ministër Shëndetësie për një kohë të shkurtër në vitin 2016. Me ardhjen e tij në kabinetin qeveritar, kryeministri premtoi se do të reformonte rrënjësisht sistemin shëndetësor.

“Ndryshimi që ndërmora sot synon për forcojë besimin e rumunëve tek institucionet shtetërore”, tha kreu ekzekutivit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button