Shkëndija u shkëput në krye të tabelës, Shkupi humbi nga Bellasica

Në kuadër të ndeshjeve të javës së 27-të të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, KF Shkëndija arriti të shkëputet akoma më shumë nga kundërshtarët në krye tabelës, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija e mposhti me rezultat 1:0 ekipin Akademija Pandev me golin e Besar Ibraimit, ashtu që në krye të tabelës do të jetë me 62 pikë.

Në vendin e dytë, me 49 pikë, vazhdon të jetë ekipi i Shkupit, përkundër se ka humbur nga vendi i fundit i tabelës, Bellasica.

Rezultatet e ndeshjeve tjera në kuadër të javës së 27-të:

Struga Trim& Lum – Rabotniçki 1-1

Vardar – Renova 1:1

Makedonija Gj.P. – Borec 2:1

Pelister – Sileks 3:2

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button