fbpx

RMV, inspektorët mbyllën tre lokale dhe shqiptuan disa dënime gjatë realizimit të 6 mijë kontrolleve

Në Maqedoninë e Veriut gjatë janë realizuar 6 038 kontrolle dhe mbikëqyrje nga Këshilli i Inspektimit në lidhje me respektimin e masave kundër shpërndarjes së virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Inspektorati shëndetësor nga 5 marsi deri më 11 prill ka realizuar 90 inspektime, ndërsa në periudhën e njëjtë Inspektorati i tregut realizoi 4 591 kontrolle dhe 623 mbikëqyrje, duke mbyllur tre objekte (Strugë, Gostivar dhe Manastir) menjëherë gjatë kontrollit, për të cilët u shënuan edhe dënime.

Inspektorati i transportit zhvilloi 52 inspektime, duke paraqitur 14 akuza dhe 3 vendime, njoftoi kryetarja e Këshillit të Inspektimit, Magdalena Filipovska-Grashkoska. Inspektorati i punës realizoi 397 inspektime, ndërsa Agjencia e barnave dhe pajisjeve mjekësore (MALMED) realizoi 13 inspektime në farmaci, kurse Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë 229 kontrolle.

Inspektorati i mjedisit jetësor ka realizuar 43 kontrolle, duke shqiptuar 7 vendime për parregullsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button