Zgjedhje lokale vetëm me një kandidat të opozitës maqedonase

Skadoi afati i dorëzimit të listave në Komisionet zgjedhore lokale të kandidatëve dhe këshilltarëve për zgjedhjet lokale të këtij viti në Maqedoni.

Opozita maqedonase në krye me LSDM-në nuk do të merr pjesë në këto zgjedhje sepse nuk ndryshoi mendjen për bojkotin e tyre pasi që partia maqedonase në pushtet, VMRO DPMNE nuk pranoi kushtet e tyre.

Por vetëm një kandidat i LSDM-së ka prishur bojkotin, dhe ai është Stevçe Jakimovski i cili do të ri-kandidojë në komunën e Karposhit. Ai këtë e konfirmoi për Novatv që ka dorëzuar kandidaturën në Komisionin përkatës.

Partia maqedonase në pushtet dhe partnerët e koalicionit të saj, VMRO-DPMNE do të marrin pjesë në këto zgjedhje. BDI, PDSH dhe RDK njashtu do të marrin pjesë, ndërsa nga 29 kandidatë të pavarur  tre janë shqiptarë.

Bojkoti i opozitës edhe më tej thellon krizën politike në vend, me 24 mars LSDM pritet ti dorëzojë dhe mandatet e deputetëve të tyre. Njohësit e zhvillimeve politike thonë se më pas do të duhet patjetër të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Me zhvillimet e fundit rrezikohet edhe ardhmëria evropiane e vendit. Rekomandimet e Brukselit ishin që opozita të merr pjesë në zgjedhje dhe të kthehet në parlament, ndërsa tani Maqedonia me gjasë do të merr raport negativ në qershor nga e cila vareshe data e bisedimeve me Bashkimin Evropian si dhe lëvizja më tej në kontestin e emrit me Greqinë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button