fbpx

RMV, arkitektë, profesorë dhe organizata kërkojnë nga Zaev mbështetje për të pezulluar planin e detajuar urbanistik përballë Holiday Inn

Disa organizata të shoqërisë civile, profesorë universitarë, arkitektë dhe media i bënë thirrje publike kryeministrit Zoran Zaev për mbështetje të pezullimit nga Komuna Qendër për Planin e Detajuar Urbanistik CO8 për parkingun përballë Hotel Holiday Inn, si dhe planet tjera të detajuara urbanistike në Komunën e Qendrës që nuk përputhen me Planin e përgjithshëm urban të Qytetit të Shkupit, raporton Meta, përcjell Portalb.mk

Në kërkesë bëhet thirrje për Ministrinë e transportit dhe lidhjeve dhe Qytetit të Shkupit, si dhe institucioneve të tjera kompetente të dalin me qëndrime dhe të marrin përsipër të mos lëshojnë pëlqime për plane të detajuara urbanistike që nuk janë të harmonizuara me PPU.

“Procedura për përgatitjen e një plani të ri të detajuar urbanistik për Lagjen e Qytetit C08 Novo Maallo 2 (Mahalla e Re 2) filloi së bashku me programin e planifikimit i cili është thelbi i planit dhe vlerat mbi të cilat ai do të bazohet. Por fatkeqësisht, programi u ndërpre dhe duhet të rifillojë dhe sipas Ligjit të ri për Planifikimit urbanistik, Planifikuesit duhet të ndjekin ato udhëzime. Ju kujtojmë se Plani i Detajuar Urbanistik – Unaza e Madhe pjesa jugore – lindje (hapësira midis rrugëve: rr. Vasil Axhillarski, Lumi Vardar, Blvd “Koço Racin” dhe rruga “Mirçe Acev”) për periudhën e planifikimit 2012-2017 ishte vendosur nën të ashtuquajturën “Moratorium”, pra mosekzekutimi, me argumente të shumta të provuara me ekspertizë për shkelje të parametrave të Planit të përgjithshëm urbanistik të Qytetit të Shkupit. Megjithatë, Ministria e transportit dhe lidhjeve lejoi shitjen e tokës shtetërore nën atë PDU,” thuhet në thirrjen publike.

OShC-të, arkitektët dhe profesorët besojnë se lokacioni përballë Holiday Inn meriton një konkurs të hapur arkitektonik dhe një proces maksimalisht gjithëpërfshirës në hartimin e planit. Lagjja e qytetit C08 Novo Maallo 2 është vendndodhja e fundit kryesore e pazhvilluar në qendër të qytetit. Është shansi përfundimtar për Shkupin që duhet të përdoret në emër të qytetarëve, dhe jo në interes të investitorëve, thonë ata.

“Në të gjitha dokumentet e mëparshme të planifikimit (duke filluar me planin Kenzo Tange) ky vend është emëruar si” Qendra e Republikës me Sheshin e Republikës” dhe njihet si një vend me rëndësi shtetërore. Prej ju kërkojmë që të tregoni publikisht se nuk e mbështesni shkatërrimin përfundimtar të kryeqytetit duke realizuar plane të këqija”, thuhet në thirrjen publike drejtuar kryeministrit Zoran Zaev.

Ata theksojnë se do të kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për të gjithë bashkëpunëtorët në tërbimin urban kundër qytetit nëse institucionet e sistemit nuk ndërmarrin hapa konkret.

“Presim krijim të hapësirës publike cilësore të hapur në drejtim të lumit, një shesh të ri të gjelbër të republikës që do të lidhet me urën për këmbësorët në platonë përpara kishës” Nëna e Shenjtë e Madhe”, shesh i rrethuar nga mirë të proporcionuara, si një pikë referimi e shekullit 21. Sepse sheshi “Maqedonia” u shndërrua në pikë referimi të shekullit të 19″, thuhet në thirrjen publike.

Thirrja publike u nënshkrua nga Divna Pençiq, Kiril Sotirovski, Danica Pavllovska-Cigi, Renata Qushterevska, Ivan Blinkov, Nevena Georgievska, Zllatko Ilijovski, Bllagoja Bajkovski, si dhe Instituti për Demokraci Societas Civilis, Instituti për studime të komunikimit, O2 Iniciativa, Fronti 21/42, Shoqata e Avokatëve të Rinj, Lëvizja e ekologëve të Maqedonisë, Qendra për Kërkime dhe krijim të politikave dhe organizata të tjera të shoqërisë civile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button