Eurodeputetët: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, në vend historisë, duhet të kthehen kah e tashmja dhe ardhmëria

Në vend që të thellohen në histori dhe retorikë nacionaliste, edhe Maqedonia e Veriut edhe Bullgaria duhet të orientohen drejt të ardhmes dhe bashkëpunimit në të tashmen, duke ua lënë çështjet historike historianëve, që të mos ndërtojmë më shumë mure, por ura, ndërsa çështjet bilaterale të mos bëhen pengesë për vendin. Skandali me pasaportat e falsifikuara në Maqedoninë Veriut është shumë shqetësues, por mund të shihet se po merren masa. Sidoqoftë, reformat e thella në vend duhet të vazhdojnë në mënyrë të palëkundur, shkruan Portalb.mk.

Këto janë mesazhet kryesore nga eurodeputetët Andreas Shider, shefi i Delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) në Komisionin e përbashkët parlamentar, si dhe Ilhan Kuçuk, raportues special i PE-së për Maqedoninë e Veriut, të cilat ata i shprehën në onlajn brifingun e sotëm me gazetarë.

Shider sugjeroi që, pavarësisht se puna e Komisionit të Përbashkët Historik ka ngecur, mund të kenë nevojë të përfshihen dy ose tre historianë të tjerë të shquar nga BE për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve.

Raportuesi special Kuçuk beson se partitë politike në Maqedoninë e Veriut duhet të punojnë në përputhje me interesat e vendit edhe midis tyre edhe me homologët e tyre nga vendet fqinje, ndërsa në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, besimi i ndërsjellë duhet të rikthehet dhe palët duhet sërish të ulen në tavolinë.

“Duhet të punojmë me vendin në një frymë bashkëpunimi mbi reformat strukturore të gjyqësorit, medias dhe luftën kundër korrupsionit. Deri tani, nën udhëheqjen e kryeministrit Zaev është arritur shumë. Kemi nevojë për pëlqim nga partitë politike. Opozita duhet të shkojë drejt qëllimeve strategjike, ndërsa edhe qeveria edhe opozita duhet të orientohen drejt asaj agjende, porositi raportuesi special për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian.

Lidhur me “çështjen dypalëshe” me Bullgarinë, ai tha se kjo nuk duhet të jetë një pengesë për përparimin e vendit.

“Nuk kemi nevojë të ndërtojmë më shumë mure, kemi nevojë për më shumë ura, për të hapur më shumë dyer dhe mundësi. në shoh mundësi dhe i inkurajoj politikanë nga i gjithë spektri në Maqedoninë e Veriut dhe vendet fqinje të bashkëpunojnë”, shtoi Kuçuk në fillim të ngjarjes.

Homologu i tij Shider, ndërkohë, kritikoi ashpër Be-në për atë që (nuk) është bërë asgjë për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor dhe Maqedoninë Veriut në përballjen me pasojat e krizës me kovid, duke hapur ashtu hapësirë ​​për Serbinë dhe Kinën.

“Nëse BE dëshiron që Ballkani Perëndimor (BP) të ketë një të ardhme në BE, ne duhet të kishim porositur vaksina edhe për BP. Më vjen turp që nuk e bëmë atë. Serbia dhe Kina duan të mbushin hapësirën e këtij gabimi strategjik – vaksinat janë edhe gjeopolitikë dhe kjo ka një efekt psikologjik sepse pamundësia për të udhëtuar, fakti që njerëzit nuk mund të shkojnë në BE, do të thotë që Evropa po largohet. “E them këtë shumë vrazhdë, është faji i BE-së”, porositi Shider.

Raportuesi Kuçuk nuk pajtohet me këtë pikëpamje, duke thënë se BE e ka treguar përkushtimin ndaj Ballkanit Perëndimor duke “mobilizuar” tre miliardë euro dhe BE nuk duhet të fajësohet për mosfunksionimin e mekanizmit KOVAKS.

Lidhur me kontestin me Bullgarinë dhe mosdhënien e datës për fillim të negociatave, Shider beson se vetoja e Bullgarisë nuk është dashur të lejohej, por gjithashtu se tani pas zgjedhjeve në këtë vend çështja duhet të diskutohet, përndryshe shansi do të humb.

“Kur bëhet fjalë për progresin, kemi thënë se vendi po bën përparim dhe se kryeministri Zaev e qeveria kanë treguar përparim të vazhdueshëm dhe miratim të vazhdueshëm të rregulloreve. Komisioni Evropian (KE) ende nuk ka dhënë dritën jeshile për të filluar negociatat dhe kjo është e papranueshme për mua. Nuk mund të pranojmë veton nga Bullgaria, por mbase pas zgjedhjeve, Bullgaria do të ketë vullnet për të diskuar çështjen dypalëshe, sepse në të kundërtën do të humbasim shansin”, porositi kreu i delegacionit të PE.

Ilhan Kyçyk
Ilhan Kyçyk

Ai gjithashtu tha se refuzimi i ndryshimit të Raportit të Vendit me kritika ndaj Bullgarisë i përgatitur nga ai dhe disa kolegë të tjerë ishte disi i pritshëm, por që qëllimi i tyre, ndër tjerash, ishte të provokonin një diskutim rreth bllokadës së vendit.

I pyetur nëse skandali i pasaportave të falsifikuara do të ndikojë në raportet e ardhshme mbi Maqedoninë e Veriut, Kuçuk tha se çështja kishte ngritur shqetësime dhe theksoi se vendi duhet të bëjë reforma të thella në gjyqësor dhe përpjekje për të forcuar shtetin e ligjit, i cili është në thelbin e vlerave të BE-së. Ai tha se BE nuk ishte një diktaturë për të ndëshkuar. Kolegu i tij Schider me një pikëpamje të ngjashme, se RMV ka aktivitete kundër korrupsionit dhe krimit dhe se mund të shihet se diçka po bëhet në drejtim të përmirësimit të situatës.

Kuçuk beson se si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Bullgaria duhet t’i bashkohen dialogut dypalësh me mirëbesim dhe se është mirë të përcaktohet një Udhërrëfyes konkret për përmirësimin e situatës.

“Vonesat e mëtejshme do të vënë në pikëpyetje besueshmërinë e zgjerimit. Kemi nevojë për  të siguruar një të ardhme dhe për këtë arsye nuk kemi nevojë për retorikë nacionaliste nga të dy palët, ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë të gjitha çështjet”, tha raportuesi i PE për Maqedoninë e Veriut.

Shider ra dakord me Kuçuk që shtyrja e mëtejshme të eurointegrimeve në MV është joproduktive dhe kategorikisht tha që duhet të zhvillohet proces politik pa “sedimente historike” dhe se është e pakuptueshme për të që të ketë një keqkuptim të tillë midis dy vendeve shumë të afërta.

“Në Ballkan, por kudo në botë dhe në BE, politikanët hapin çështje nacionaliste kur nuk mund të zgjidhin çështje të tjera për jetën e qytetarëve,” tha Shider.

Ai beson se njerëzve duhet t’u jepet një arsim, infrastrukturë, dhe ardhmëri më e mirë dhe kjo duhet të diskutohet më shumë sesa identitetet.

Shider vuri në dukje se BE e di për përfshirjen e Kinës dhe Rusisë në Ballkanin Perëndimor si një interes strategjik i të dy vendeve për të parandaluar zgjerimin e BE-së dhe, në këtë kontekst, tha ai, është edhe përfshirja e disa mediave hungareze në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut,0 që e cila është në kundërshtim me demokracinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button