Është bërë pranim-dorëzimi i spitalit modular në Tetovë, por objekti ende nuk është gati për pacientë

Edhe pse sot në prani të përfaqësuesve nga të gjitha ministritë kompetente dhe menaxhmentit të Spitalit Klinik të Tetovës, është bë pranim – dorëzimi i Spitalit Modular për pacientët me Kovid-19 në këtë qytet, megjithatë punët për lëshim në funksion të këtij të fundit ende nuk janë kryer. Kështu mëson Portalb.mk nga drejtori ekonomik i Spitalit Klinik të Tetovës, Artan Etemi, i cili megjithatë potencoi se për raste urgjente, spitali mund të vendoset në funksion, transmeton Portalb.mk.

Pesë ditë pas lajmit të Portalb.mk ku askush nuk merrte përgjegjësi për mos lëshim në funksion të Spitalit Modular për Kovid-19 në Tetovë edhe pse të gjithë pohonin se kishin kryer punët e tyre, sot është bë pranim – dorëzimi i këtij spitali me gjithsej 30 shtretër spitalor.

Artan Etemi, drejtori ekonomik i Spitalit Klinik të Tetovës.

Megjithatë, ende nuk është realizuar lidhja me sistemin qendror për pjesën e oksigjenit si dhe kompania realizuese e këtij spitali modular do të duhet të ndryshojë disa nga punët e tyre në afat prej 5 ditësh, kështu potencoi drejtori Ekonomik i Spitalit Klinik të Tetovës, Artan Etemi.

“Sot zyrtarisht është bë pranim dorëzimi i Spitalit Modular në Tetovë. Ka disa ndryshime dhe plotësime për të cilat firma u detyrua ti kryejë në afat prej pesë ditësh. Përveç kësaj, duhet që spitali modular të lidhet me sistemin qendror, pra të vendoset oksigjeni, kjo ndoshta do të merr pak kohë për shkak të procedurave. Megjithatë, për raste urgjente dhe në forma të ndryshme, spitali është gati dhe mund të përdoret” tha për Portalb.mk, Artan Etemi nga Spitali Klinik i Tetovës.

Venko Filipçe
Venko Filipçe

Njoftojmë se sot për këtë foli edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili potencoi se (mos) vendosja në funksion e spitalit modular në Tetovë është tërësisht në duart e menaxhmentit të Spitalit Klinik të Tetovës.

“Kjo pyetje duhet të drejtohet te menaxhmenti i spitalit. Atëherë kur ata do të vendosin se duhet të vendoset në funksion në përputhje me përqindjen e mbushjes së spitalit ekzistues. Unë jam çdo ditë në komunikim me të gjithë drejtorët, ata janë ata që e menaxhojnë procesin” tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndërkaq, edhe pse shumica e spitaleve modulare të ndërtuara në disa qytete të RMV-së janë lëshuar tashmë në funksion, kjo në Tetovë assesi të lëshohet në përdorim për të pranuar pacientë me virusin korona, edhe pse numri i pacientëve të hospitalizuar është vazhdimisht në rritje.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit është lajmëruar se gjithsej në vend ka të hospitalizuar 1059 pacientë me Kovid-19, prej të cilëve 39 janë në Spitalin Klinik të Tetovës. Koordinatori i Qendrës Kovid në Tetovë, Gzim Nuredini, potencoi se është rritur edhe numri i pacientëve që shkojnë për tu kontrolluar në ambulantë, deri në 100 pacientë në ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button