Avokati i Popullit kërkon që qendrat sociale të pranojnë dokumente pa raport të komisionit

Qytetarët që shfrytëzojnë shërbime të ndryshme sociale, me të cilave të drejtën për kompensim financiar për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër, nuk mund t’i ushtrojnë këto të drejta për shkak të pengesave administrative në situatën aktuale të pandemisë kovid, theksojnë nga zyrës së Avokatit të Popullit të RMV-së, transmeton Portalb.mk.

Dokumentet e paraqitura në Qendrën për Punë Sociale në Shkup dhe në sektorët komunal nuk pranohen pasi nuk përmbajnë mendim konsullor mjekësor. Ndërsa, qytetarët nuk mund ta siguronin atë pasi nuk ka pasur termine të lira specialistët, të cilët caktojnë termine përmes mjekëve amë. Shpjegimi ishte se për shkak të pandemisë kovid-19, mjekët janë shumë të zënë.

Për shkak të kësaj situate që ka vazhduar për një kohë të gjatë, një grup i madh i qytetarëve paraqitën ankesa te Avokati i Popullit. Nga atje, u bëjnë thirrje institucioneve të marrin masa për mbrojtjen e të drejtave sociale, ligjore të përfituesve të ndihmës sociale për kujdes nga një person tjetër.

“U kemi dorëzuar informacione dy institucioneve përgjegjëse, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilën kërkojmë që t’i informojnë qendrat sociale komunale për situatën dhe të udhëzojnë zyrtarët të marrin dokumentet pa mendim konsullor. Ata janë të detyruar ta bëjnë” tha Dragi Celeski, këshilltar shtetëror në zyrën e ombudsmanit, në një konferencë për media.

Ai shtoi se ministritë mund të paraqesin njoftime në formë elektronike në qendrat për punë sociale, të cilat do të thjeshtojnë dhe shkurtojnë procedurat për aprovimin e ndihmës financiare për qytetarët.

Sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor nga marsi i vitit 2019, nga fillimi i vitit 202 filluan me punë 15 komisione shëndetësore, 5 prej të cilave janë në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button