Qeveria miratoi planin për pastrimin e deponisë së vogël me lindan në OHIS

Në seancën e djeshme, qeveria miratoi planin për pastrimin e deponisë së vogël me lindan rreth ish-gjigantit kimik OHIS. Pesë dekada pasi mijëra ton lindan (insekticid kancerogjen) janë groposur në oborrin e ish gjigantit kimik nga koha e ish-Jugosllavisë, pritet që më në fund të fillojë heqja e tij, transmeton Portalb.mk.

Edhe pse Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor (MMJPH) paraprakisht njoftoi se pastrimi do të fillojë deri në fund të marsit, procedura për start formal në sanimin e problemit ekologjik numër një në vend nuk ka përfunduar ende.

Pasi kompania greke “Polieco“, e cila është mbrojtje e një tenderi ndërkombëtar me ndihmën e UNIDO, paraqiti planin për pastrimin e deponisë së vogël me lindan, tani Qeveria ka udhëzuar Ministrinë të sjellë vendim për miraimin e planit.

“Ky vendim i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor vijon pasi UNIDO, gjegjësisht Agjencia e KB për zhvillim industrial informoi Ministrinë se plani i paraqitur nga kompania greke e specializuar në këtë lloj aktiviteti “Polieco” është aprovuar për zbatimin e procedurës për dekontaminimi i tokës në AD “OHIS” – Shkup”, informojnë nga qeveria.

Mbi 13.000 tonë lindan i rrezikshëm ndodhen në një deponi të vogël brenda OHIS-it, për çka në gjashtë deri në nëntë muajt e parë, duhet të hiqet një pjesë e deponisë ose rreth 700 ton tokë e ndotur me lindan. Gjithësej, deponia e vogël dhe e madhe përreth impiantit OHIS vlerësohet të përmbajë mbi 50.000 tonë lindan të përzier me tokë.

Sidoqoftë, nuk dihet se sa mijëra tonë kimikate kancerogjene ka në dy deponitë e tjera, njëra në oborrin e ish-fabrikës dhe tjetra jashtë saj, në në lokalitetin Pelenicë afër Draçevës.

Ruhet në mënyrë të papërshtatshme, vetëm i mbuluar me tokë, pa garanci se është e rrethuar nga një pishinë betoni, lindani është dëshmuar se ndodhet edhe në ajër nga Qendra deri në Gjorçe Petrov, ndërsa gjendet në tokë dhe ujërat nëntokësore në një rreth të gjerë rreth OHIS-it. Lindani në OHIS është problemi ekologjik numër një në vend, i cili është injoruar për dekada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button