RMV, Kuvend: Pakoja e pestë e masave anti-krizë sot në rend dite

Ligjet e pakos së pestë e masave anti-krizë sot janë në rend dite të Komisionit parlamentar për Financa dhe Buxhet dhe Komisionit Juridiko-ligjvënës pasi dje dy koalicionet opozitare, VMRO-DPMNE dhe Aleanca- Alternativa, njoftuan tërheqjen e amendamenteve që bllokuan procedurën e sjelljes së kësaj rregulloreje, por edhe të Ligjit për Shtetësinë, transmeton Portalb.mk.

Janë caktuar dy seanca në Komisionin për Financa dhe Buxhet, ndërsa në rend dite janë projektligjet për mbështetjen financiare të personave fizik që kryejnë veprimtari si të vetëpunësuar dhe mbështetjen financiare për punëdhënësit e prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike për shkak të pagimit të pagave për muajt shkurt dhe mars, si dhe ndryshimin e Ligjit për tatimin mbi të ardhurat personale, të gjitha në leximin e dytë.

Në seancën e dytë, anëtarët e Komisionit për Financa dhe Buxhet duhet të rishikojnë më shumë propozim-ligje, mes të cilëve për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, përfituesve të pensioneve, përfituesve të drejtës së sigurimeve sociale të të moshuarve, të rinjve, prindërve vetëushqyes, fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror, artistë dhe persona të tjerë që kryejnë funksione në kulturë, punëtorët e filmit dhe artistë të estradës në leximin e dytë dhe një projekt-ligji për ndryshimin e Ligjit për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese, gjithashtu në leximin e dytë.

Para anëtarëve të Komisionit Juridiko-ligjvënës janë më shumë pika, përfshirë projektvendimin për miratimin e zgjatjes së afatit për ekzistencën e një situate krize në një pjesë të territorit për mbrojtjen kundër migrimit të paligjshëm dhe mbrojtjen e shëndetit publik në rast pandemie.

Më 25 mars, Komiteti i Financave dhe Buxhetit ndërpreu seancën, në të cilën duhej të shqyrtoheshin ligjet që burojnë nga grupi i fundit i masave anti-krizë pasi Aleanca -Alternativa paraqiti mijëra amendamente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button