fbpx

Dragi Rashkovski dha dorëheqjen nga posti sekretar në kabinetin e Kryeministrit

Dragi Rashkovski dha dorëheqjen, për çka informoi publikun përmes një postimi në Facebook. Kjo lëvizje ka ardhur pas plasimit të informacioneve për blerjen e softuerit që nuk e përdor asnjë institucion dhe për faktin se Rashkovski drejton një xhip “Volvo – XC90”, i cili nuk ishte paraqitur në listën e tij anketuese. Ndryshe, dje Alsat  publikoi një hulumtim, ku u zbulua se familja Rashkovski tashmë ka nisur punimet për ndërtimin e një pallati luksoz në fshatin Pobozhje, transmeton Portalb.mk.

“E vërteta le të verifikohet përmes institucioneve. Nuk ka fshehje pas funksioneve. Për lajmet e rreme, përvoja më e mirë për ta kthyer në një punim shkencor është përmes përvojës personale. Shpresoj që lajmet e rreme do të ndalen, pasi ndikimi i tyre negativ nuk më dëmton vetëm mua personalisht. Arsyeja e vërtetë e tërheqjes është përmendur në vetë letrën. Çdo gjë ndryshe nga ajo është lajm i rremë”, shkroi Rashkovski në Facebook.

Pesë muaj më parë, Rashkovski u emërua sekretar për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve në zbatimin e programit qeveritar në kabinetin e kryeministrit – funksion i ri që u prezantua menjëherë pas largimit të tij si sekretar i përgjithshëm i qeverisë.

“Kur politika (politizimi) bëhet më e zhurmshme se shkencat natyrore, atëherë atmosfera e punës bëhet e papërshtatshme për dikë që është mësuar të kërkojë logjikën në gjithçka. Prandaj po ju paraqes këtë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Sekretarit për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve gjatë realizimit të programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe të projekteve strategjike. Roli im si në këtë pozicion ashtu edhe në pozicionin e mëparshëm si Sekretar i Përgjithshëm ishte që t`i jepja një dimension të ri dinamik jetës shoqërore”, thuhet mes tjerash në letrën e Rashkovskit drejtuar kryeministrit Zoran Zaev.

Pas lajmeve të botuara në media që kishin të bënin me softuerin për shkeljet në trafik të blerë nga Rashkovski, derisa ai ishte sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion muajin e kaluar hapi para-hetim pas zërave mbi këtë çështje. Në atë kohë, Rashkovski ishte për pushime në Meksikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button