RMV, do të kufizohen shpenzimet e funksionarëve shtetëror për shërbime hotelierike

Të gjithë zyrtarët shtetëror do të kenë kufizime të shpenzimeve për shërbimet hotelierike. Vendimi, siç kumtoi pasdite Kabineti i zëvendëskryeministrit për luftë kundër korrupsionit, u soll në seancën e sotme të qeverisë, njofton Portalb.

Me të, të gjithë zyrtarëve shtetëror do t’u kufizohen shpenzimet për shërbimet në objektet hotelierike gjatë mbajtjes së takimeve të punës. Saktë është përcaktuar vlera që mund të shfrytëzohet për person të pranishëm në
takimin e punës, ndërsa kufizimi i vlerës është në varësi të funksionit të personit i cili e organizon takimin e punës.

Me vendimin, siç thuhet në kumtesë, përfshihen kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, zëvendës-sekretari i përgjithshëm, sekretarët e shtetit, të gjithë drejtorët e institucioneve, si dhe personat e zgjedhur dhe të emëruar nga persona juridik të drejtuar nga Qeveria të themeluar nga shteti.

Në rast të tejkalimit të limiteve të lejuara, personi që ka bërë tejkalimin e paligjshëm do të duhet të rimbursojë shumën e tejkaluar të fondeve, jo më vonë se tre ditë pune nga dita e mbajtjes së takimit të punës.

Organet shtetërore detyrohen që shpenzimet e realizuara për shërbimet e hotelierisë t’I publikisht në ueb faqet e institucioneve.

“Në rast të mosrespektimit të dispozitave nga ky Vendim, zbatohen masat nga neni 23 nga Kodi për sjellje etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë”, thuhet në kumtesën qeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button