RMV, Qeveria kërkon që gjendja e krizës të vazhdojë deri më 31 dhjetor

Në seancën e sotme të 65-të të Qeverisë, është miratuar propozim-vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizën në territorin e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.

Nga pres-shërbimi qeveritar njoftojnë se ky propozim-vendim do t’i dorëzohet edhe Kuvendit për procedurë të mëtutjeshme.

“Me propozim të Komitetit për koordinim dhe menaxhim të sistemit të menaxhimit të krizave, në seancën e sotme Qeveria e ka vërtetuar propozim-vendimin për miratim të vazhdimit të gjendjes së krizës në territorin e Maqedonisë së Veriut, me të cilin propozon që Kuvendi të miratojë vazhdimin e afatit për ekzistim të gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor të vitit 2021 dhe ka sjellë vendim që këtë propozim ta dorëzojë në Kuvend”, njoftojnë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button