RMV, në muajin qershor do të publikohet Plani nacional Aksional mbi PQH në periudhën 2021-23, paralajmëroi ministri Shaqiri

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA) ka pralajmëruar që deri në muajin qershor do të dalë Plani nacional aksionar mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur (PQH) për periudhën 2021-2023, derisa kryeministri Zoran Zaev theksoi rëndësinë e saj, transmeton Portalb.mk.

“Ministri Shaqiri, theksoi se në muajin qershor, si rezultat i një dinamike dhe procesi inkluziv të procesit të përgatitjes, me përfshirje aktive të përfaqësuesve të sektorit publik dhe qytetar, Këshillit mbi PQH-në, Rrjetit të organizatave qytetare mbi PQH-në, do të dalë dhe Plani nacional Aksional mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur për periudhën 2021 – 2023”, raportojnë nga ministria.

Ministri Jeton Shaqiri mori pjesë së bashku me kryeministrin Zoran Zaev dhe drejtorin ekztekuitv të PQH nga Nju Jorku, Sanxhaj Pradan në Takimin ministror për PQH.

,,Besoj se me synimet inicuese në dy vitet në vijim, të punohet në mënyrë intensive në çështjet mbi qasjen në drejtësi, përfaqësimin e drejtë të qytetarëve dhe avancimin e mbrojtjes juridike, veçanërisht tek të rinjtë, grupet e margjinalizuara dhe femrat, avancimin e ofrimit të shërbimeve publike, vazhdimin e aktiviteteve lidhur me publikimin e hapur të informacionit për pronarët realë, hapjen e të dhënave të reja, si dhe aktivitetet për parandalimin e korrupsionit nëpërmjet avancimit të transparencës së procesit të emërimit të funksionarëve, përditësimin e sistemit të prezantimit dhe transparencës së listave të anketimit dhe deklaratave të interesit, do të sigurohet njohje reale e rezultateve, ndërsa qytetarër do të kenë mundësi për ta dëshmuar ndryshimin”, deklaroi Shaqiri.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi që deri më tani janë krijuar katër plane aksionare kombëtare, derisa po përgatitet edhe plani i pestë, që duhet të përfshijnë periudhën 2021-2023.

“Kemi krijuar mbi 20 masa dhe aktivitetet që dërgojnë në një transparencë më të madhe të Qeverisë. Masat direkt ndikojnë në realizimin e të drejtave të qytetarëve dhe e përmirësojnë statusin e tyre”, deklaroi Zaev, duke deklaruar se qëllimi kryesor i PQH është transparenca, mbështetja e qytetarëve për pjesëmarrje, lufta kundër korrupsionit dhe shfrytëzimi i teknologjive të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button