RMV, me dozën e dytë janë vaksinuar afër gjashtë mijë punonjës shëndetësor përmes dy llojeve të vaksinave

Në Maqedoninë e Veriut vaksinimin me dozën e parë e kanë realizuar 7 011 punonjës shëndetësore, vaksinim i cili filloi prej 17 shkurtit, transmeton Portalb.mk.

“Më 17 shkurt në RMV filloi vaksinimi kundër Kovid-19. Duke përfshirë 11 prillin, gjithsej janë vaksinuar 7 011 punonjës mjekësor me dozën e parë (4 015 Pfizer/Biontech dhe 2 996 me Sputnik V) dhe 5 857 (3 817 Pfizer dhe 2 040 Sputnik V) me dozën e dytë të vaksinave kundër Kovid-19”, raportojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në grupin e personave mbi moshën 77 vjeçare, vaksinim që ka filluar prej 31 marsit, janë vaksinuar deri më 11 prill 8 330 persona.

“Më 5 prill filloi vaksinimi masiv në pikat e vaksinimit në sallën “Boris Trajkovski”, ku përveç punonjësve mjekësor, janë vaksinuar edhe personat tjerë nga grupet në rrezik, duke arritur në gjithsej 12 093”, raportojnë nga ministria.

Ndryshe, Lidhja Globale për Vaksina dhe Imunizim (GAVI) planifikon që në tremujorin e dytë të këtij viti të dorëzojë afërsisht 14.1 milion doza të vaksinave kovid-19 në 47 vende të botës. Vendi ynë, së bashku me Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën, deri në qershor, duhet të marrin 100.620 doza të vaksinës Pfizer përmes mekanizmit KOVAKS. Kjo do të nënkuptonte se Maqedonisë për tremujorin e dytë të këtij viti do t’i arrijnë vaksinat kundër kovid-19 të “Pfizer / Biontek”, pasi në tremujorin e parë të vendit u shpërndanë vaksinat nga “Astra Zeneka”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button