RMV, do të tërheqim amendamentet, sapo të zhbllokohet ligji për shtetësinë, paralajmërojnë nga opozita shqiptare

Koalicioni i opozitës shqiptare i përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë paralajmëruar tërheqjen e amendamenteve të tyre për zhbllokimin e ligjeve që kanë të bëjnë me pakon e pestë, nëse do të zhbllokohet ligji për shtetësi, transmeton Portalb.mk.

“Sapo të tërhiqen amendamentet që e bllokojnë ligjin e shtetësisë, edhe ne do t’i tërheqim amendamentet tona për pakon e pestë ekonomike. Në momentin kur do të tërhiqen amendamentet për shtetësinë, në atë moment do t’i tërheqim amendamentet për pakon e pestë ekonomike”, sqaroi Elmi Aziri, deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

Ndërkohë, partia opozitare VMRO-DPMNE ka vendosur të tërheqë amendamentet nga Ligji për shtetësi, me qëllim zhbllokimin e Ligjit për Shtetësi dhe avancimin e ligjeve që kanë të bëjnë me pakon e pestë.

“Do të tërheqim të gjitha amendamentet në Ligjin për shtetësinë, me qëllim që përfundimisht të votohet pakoja e pestë e masave për ndihmë të qytetarëve dhe kompanive”, deklaruan Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe, Aleanca dhe Alternativa fillimisht propozuan që shtetësia të merret me dëshmitarë dhe me njohuri të paktën një prej gjuhëve zyrtare në Maqedoni, duke nënkuptuar për gjuhën shqipe. Kjo u refuzua nga blloku i partive maqedonase dhe VMRO-DPMNE paraqiti amendamente për projekt-ligjin.

Pas takimit të Zaevit me Rexhepin, Aleanca dhe Alternativa hodhën poshtë kërkesën për marrjen e shtetësisë me dëshmitarë, gjegjësisht pranuan se nevojitet ndonjë dokument që të vërtetojë se jetojnë këtu, ndonjë certifikatë fëmije, vërtetim për ndihmë social. Përkatësisht do të listohen disa kushte, dhe nëse njërin prej tyre e përmbushin ata që nuk kanë nënshtetësi do të mund ta marrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button