fbpx

Pasi kërkoi nga Gërvalla të largojë flamurin e Kosovës, Rusia e ndërpreu mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

Mbledhja e Këshillimit të Sigurimit të OKB-së, ku po diskutohet për Kosovën, është ndërprerë për pak çaste pasi kishte nisur, por ka vazhduar pas një pauze të shkurtër, ka raportuar mediumi serb “B92”, përcjell Koha.net. Mbledhja u ndërpre pasi përfaqësuesi i Rusisë, Dimitri Polanski, kërkoi nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, që të heqë flamurin e Kosovës në prapavijë të saj.

Sipas Polanskit, Kosova nuk mund të prezantohet me flamur dhe se tetë nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Në këtë ka reaguar përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, duke thënë se kjo nuk është një mbledhje zyrtare e Këshillit të Sigurimit ku mund të ndërrohen rregullat dhe se, edhe herën e shkuar, përfaqësuesi i Kosovës u paraqit me flamur të shtetit në prapavijë. Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, sipas “B92” ka ushtruar ankesë për këtë, duke thënë se po keqpërdoret video-formati.

Ministrja Gërvalla kërkoi nga vendet tjera të njohin Pavarësinë e Kosovës, si një proces tashmë i pakthyer.

Ndryshe, sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbahet mbledhja e radhës për Kosovën, ku do të diskutohet për raportin e periudhës nga shtatori 2020 deri në mars 2021. Seanca e kryesuar nga Vietnami zhvillohet në formatin video për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button