Vendet e G-7 dhe BE të shqetësuar nga aktiviteti ushtarak i Rusisë në kufirin me Ukrainën

Ministrat e Jashtëm të 7 vendeve me ekonomitë më të mëdha të botës, G-7, dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE), me anë të një deklarate të përbashkët kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me vendosjen e trupave ruse në kufirin me Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne ministrat e Jashtëm të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, vendet e G-7, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së ndiejmë shqetësim të thellë nga pozicionimi i madh i Rusisë në kufirin e Ukrainës dhe Krimenë e okupuar jashtëligjshëm”, thuhet në deklaratë.

Më tej u theksua se ky veprim ushtarak në shkallë të gjerë pa ndonjë njoftim paraprak përbën një kërcënim dhe aktivitete destabilizuese, duke i bërë thirrje Rusisë “që të ndalojë provokimet dhe të ulë tensionet në kuadër të përgjegjësive ndërkombëtare”.

– Tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi

Shefi i Shtabit të Ukrainës, Ruslan Khomchak, në një fjalim të mbajtur në Parlament më 30 mars deklaroi se Rusia me arsyetimin e stërvitjes ka kryer transferime ushtarake në afërsi të kufijve të Ukrainës.

Lidhur me zgjidhjen e krizës në rajonin Donbas, Grupi i Kontaktit Trepalësh i përbërë nga Rusia, Ukraina dhe OSBE-ja mori vendimin për një armëpushim gjithëpërfshirës që nga 27 korriku 2020.

Në konfliktet që vazhdojnë që nga viti 2014 mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve pro-rusë të cilët kanë shpallur në rajon të ashtuquajturën pavarësi, kanë humbur jetën mbi 13 mijë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button