RMV, nëse mbështeten ndryshimet ligjore, trajtimi i kovidit në spitalet private do të kushtojë nga 650 në 5.000 euro

Diagnostikimi dhe trajtimi i pacientëve me kovid në spitalet private duhet të jetë i kufizuar dhe të variojë nga 40 mijë deri në 305.000 denarë (nga rreth 650 në rreth 5.000 euro), qëndron në propozimin e Shtabit të Përgjithshëm të Krizave të paraqitur në Qeveri, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për propozim ndryshim të Ligjit për kujdes shëndetësor, i cili do të kufizojë sasinë e mbledhjes së fondeve për spitalet private në kohë krize ose emergjence, konkretisht për trajtimin e pacientëve me kovid. Seanca e Qeverisë është duke u zhvilluar, ku Ligji për kujdesin shëndetësor është në rend dite.

“Shteti përveçse ka autoritet të lidh marrëveshje me spitalet private përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSh), mund të vendosë edhe limit për shumën maksimale të një trajtimi privat nga covid-19. Rregullimi i çmimeve është i nevojshëm në mënyrë që të mos vihemi në një situatë ku objektet private të kujdesit shëndetësor mbeten të paarritshme për shumicën dërrmuese të qytetarëve në vendin tonë”, tha Filipçe në Facebook.

Ministri u bëri thirrje të gjithë deputetëve në Kuvend që të mbështesin këtë rregullore, me të cilën, çmimet për trajtim të pacientëv në spitalet private do të jenë të qëndrueshme financiarisht për të gjithë qytetarët.

Javën e kaluar, vetëm klinika private “Zhan Mitrev” uli çmimet me 10%, ndërsa “Sistina”, nuk i kishte ulur, pasi siç informoi ministri, në arsyetimin e kësaj klinike, ishte thënë se nuk kishin logjikë ekonomike.

Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, Reparti për Sëmundjeve Infektive në Shkup dhe në spitalet në të gjithë vendin kanë 1.768 pacientë dhe ka rreth 300 shtretër të zbrazët spitalorë në qendrat kovid.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button