Japonia ka miratua lëshimin e ujit radioaktiv të Fukushimas në det

Japonia miratoi planin për hedhjen ujërave të zeza radioaktive nga centrali bërthamor Fukushima në det. E njëjta do të pastrohet dhe hollohet në mënyrë që niveli i rrezatimit të jetë nën atë të caktuar për ujin e pijshëm, transmeton Portalb.mk.

Qeveria tha se shkarkimi i ujit, i cili ishte përdorur për ftohjen e reaktorëve do të fillojë për dy vjet. Aktivistët, industria e peshkimit, Kina dhe Koreja e Jugut kundërshtuan planin. Ai u miratua pas disa vitesh debat dhe realizimi i tij do të zgjasë disa dekada.

Aktualisht, uji trajtohet përmes një procesi kompleks filtrimi, i cili largon elementët radioaktivë, megjithëse disa do të mbeten, siç është tritiumi. Më pas ruhet në rezervuare të mëdha, por pritet që ato të mbushen deri në vitin 2022. Momentalisht në to ruhen 1.3 milion tonë ujë radioaktiv, i cili është i mjaftueshëm për mbushjen e rreth 500 pishinave olimpike.

Plani i shkarkimit të ujit ishte mbështetur nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

“Lëshimi në det është bërë edhe në vende të tjera. Kjo nuk është asgjë e re apo skandaloze. Me hollimin, uji i trajtuar nuk paraqet ndonjë rrezik të provuar shkencërisht”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i IAEA Rafael Mariano Grossi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button