Sasho Mijallkov u dënua me 8 vite burg në rastin “Thesari”

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot është shqiptuar aktgjykimi për rastin “Thesari”, i cili i referohet mënyrës së furnizimit të pajisjeve britanike për ndjekje të komunikimeve në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulimit (DSK). Gjykata i shpalli fajtorë të akuzuarit, gjegjësisht ish drejtorin e DSK-së me 8 vite burg, Goran Grujevski 15 vite burg dhe Toni Jakimovski 5 vite burg, Portalb.mk..

Vendimi u shqiptua pas më shumë se 3 vitesh pas fillimit të gjykimit, seanca e parë ishte më 5 shkurt 2018. Procesin gjyqësorë e udhëhoqi gjykatësja Xheneta Begtoviç dhe Sofçe Gavrilova-Efremova si gjyqtare e dytë. Lëndën e filloi PSP, ndërsa pastaj bashkë me lëndët e tjera edhe “Thesari” kaloi në duart e prokurorisë së rregullt, por prokurorët mbetën të njëjtë, kështu që përfaqësuesit e prokurorisë para gjykatës janë Artan Ajro dhe Trajçe Pelivanov.

Përndryshe, më 5 prill u thanë fjalët përfundimtare të avokatëve të të akuzuarve në rastin “Thesari”. Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, i akuzuar në rastin”Thesari” sipas mbrojtjes së tij, në korrik të vitit 2010 në Londër nuk ka rënë dakord për blerjen e pajisjeve për nevojat e DSK-së,

“Nuk është e vërtetë që Mijalkov nga data 07.07.2010 deri më 09.07.2010 në Londër me kompaninë GAMA ka bërë marrëveshje për çfarëdo pajisje të DSK-së përmes Ministrisë së Punëve Brendshme. E gjithë akuza është konstruim”, tha avokati Petar Vasilev.

Në lëndën “Thesari”, e cila i referohet keqpërdorimit të fondeve nga buxheti i shtetit për prokurimin e pajisjeve të komunikimeve elektronike për nevojat e Drejtorisë së Pestë në DSK dhe trajnim për përdorimin e të njëjtës nga një firmë nga Britania e Madhe,  i akuzuar i parë është ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov si dhe ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në Ministria e Brendshme, Goran Grujevski. Të tre ngarkohen me keqpërdorim të autoritetit zyrtar, ndërsa Toni Jakimovski për ndihmë.

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria tha se në vend që Ministria e Punëve Brendshme ta bëjë drejtpërdrejtë prokurimin e pajisjeve të komunikimit elektronik për nevojat e Drejtorisë së Pestë në DSK nga kompania GAMA nga Britania e Madhe, si mënyrë më ekonomike, ata u morën vesh ta siguronin përmes një kompanie tjetër – ndërmjetësi Finzi DOOEL Shkup, me çka arritën të keqpërdorin fonde nga buxheti i shtetit.

Prokurori Trajçe Pelivanov theksoi se ishin përfshirë edhe dy anekse të tjera në kontratën me Finzin, gjatë së cilës dallimi midis çmimit të blerjes dhe shitjes sillej në 26.568.276 denarë, në dëm të buxhetit të shtetit, ndërsa përveç kësaj, për siç tha ai, me shpikjen e nevojës së pretenduar për funksionim të pandërprerë dhe të suksesshëm të pajisjeve, u arrit marrëveshje midis Ministrisë së Punve të Brendshme dhe Finzit për të vazhduar mirëmbajtjen e pajisjeve dhe azhurnimin e tyre me qëllim për të dëmtuar Buxhetin dhe për Finzin të sigurohet përfitime pronësore 21.422.500 denarë.

Të akuzuarit, sipas Prokurorisë, veprat i kanë kryer nga karakteri fitimprurës dhe i propozuan Gjykatës t’i shpallë fajtorë dhe të dënohen në përputhje me ligjin për krimet për të cilat akuzohen, si dhe të zbatojnë institutin e konfiskimit të pasurisë dhe fitimi pasuror.

“Si përfitim pasuror i marrë me veprën penale për personin juridik DTU “Finzi” DOOEL nga Shkupi, i fshirë nga Regjistri Qendror më 18.02.2011, ndërsa që konfiskimi të kryhet në para të gatshme nga një llogari në denarë në Bankën Ohridska në vlerë prej 838.106 denarë dhe llogari bankare në valutë të huaj 145. 619 euro, si dhe konfiskim i PMV Audi A4 me çmim të vlerësuar prej 1.026.285 denarë”, kërkoi prokurori Artan Ajro.

Përveç kësaj kërkese, prokuroria kërkoi nga Gjykata që t’i obligojë të akuzuarit Sasho Mijalkov të kompensojë shumën prej 11 milion denarë, Goran Grujoski 11 milion denarë, Nejbojsha Stankoviq 6 milion denarë dhe të akuzuarin Toni Jakimovski 7 milion denarë.

Mbrojtja në çështjen “Thesari” konsideron se klientët e saj nuk e kanë kryer veprën penale për të cilin akuzohen dhe se e vetmja provë është se nuk ka dëshmi se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale

Avokati Ljupço Shvërgovski, në deklaratë për gazetarët pas fjalëve përfundimtare të Prokurorisë, tha se nga vetë provat e paraqitura nga prokurori publik, ndërsa të siguruara përmes ndihmës juridike ndërkombëtare nga autoritetet britanike, mund vetëm të konkludohet se as Sasho Mijalkov e as të akuzuarit tjerë nuk kanë zhvilluar takim, as nuk janë marrë vesh për asnjë lloj blerje pajisjesh që është objekt i aktakuzës.

Sipas Shvërgovskit, në lidhje me pretendimin e prokurorit publik se Sasho Mijalkov gojarisht udhëzoi Gjoko Popovskin, atëkohë ndihmës ministër i brendshëm, përgjegjës në sektorin e financave, ta bëjë këtë blerje, gjegjësisht të zhvillojë procedurën në lidhje me këtë prokurim, prokurori publik paraqiti një të pavërtetë famëkeqe.

Në pjesën e pasojës së dëmshme që prokurori përshkroi se arrinte rreth 48 milion denarë, avokati Shvërgovski theksoi se prokurori publik nuk paraqiti prova materiale.

“Ajo provë materiale i referohet ekspertizës së përgatitur në fushën e shkencës së ekonomisë dhe financave, aftësi dhe njohuri që kërkon mendimin dhe ekspertizën e ekspertit nga ekspert i fushës. Prokurori publik nuk i ka ato njohuri dhe aftësi dhe në asnjë rast nuk mund ta konstruojë dëmin që ua ngarkon të të pandehurve”, tha Shvërgovski.

Rastin e udhëheq gjyqtarja Xheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Prokuroria Publike për Krim të Organizuar, e cila e mori përsipër çështjen nga ish Prokuroria Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button