Një e treta e personave që kaluan COVID-19 ka mundësi të përjetojnë edhe këtë diagnozë serioze

Një studim i ri i kryer në Universitetin e Oksfordit raporton se 34 përqind e pacientëve përjetojnë një gjë si simptomë – çrregullim neurologjik, shkruan Panacea.mk.

Një nga gjërat më të vështira që lidhen me sëmundjen COVID-19 është që problemet të mos zhduken pas 14 ditësh izolimi dhe trajtimi ose rikuperimi nga dita e infektimit me koronavirusin e ri.

COVID-19 afatgjatë sjell simptoma të tilla si lodhje, humbje të nuhatjes dhe shijes, gulçim dhe dhimbje muskulore, kanë treguar hulumtimet e mëparshme. Por sot studimi gjeti rezultate të reja dhe zbuloi se një e treta e atyre që kishin sëmundjen vazhdojnë të vuajnë nga një simptomë veçanërisht shqetësuese për muaj me radhë.

NJË E TRETA E PACIENTËVE U DIAGNOSTIFIKUAN ME ÇRREGULLIMIN NEUROLOGJIK OSE PSIKOLOGJIK
Rezultatet e studimit të botuara disa ditë më parë tregojnë faktin se 34 përqind e njerëzve që kishin COVID-19 përfundojnë me diagnozë ose të çrregullimit neurologjik ose të çrregullimit psiqik.

Studimi shqyrtoi atë që ndodhë gjashtë muaj pasi diagnostifikimit me “pozitiv SARS-CoV-2”, kështu që studimi do të duhet të vazhdojë për të zbuluar se çfarë qëndron pas kësaj gjendje.

“Kjo është një temë shumë e rëndësishme, sepse kishte dyshime se COVID-19 është gjithashtu një sëmundje e trurit, jo vetëm e sistemit të frymëmarrjes,” thekson Musa Sami, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Nottingham i cili nuk mori pjesë në studim.

COVID-19 afatgjatë sjell simptoma të tilla si lodhje, humbje të nuhatjes dhe shijes, gulçim dhe dhimbje muskulore, kanë treguar hulumtimet e mëparshme.
Ai thekson se ka disa faktorë që mund të kontribuojnë në faktin se kaq shumë pacientë përjetojnë simptoma afatgjata, ndërsa mund të bëhet fjalë për stresin, qëndrimin në spital dhe karakteristikat e sëmundjes.

SPEKTRI I SIMPTOMAVE – NGA ANKTHI NË SULMIN E TRURIT
Diagnostikimet më të zakonshme neurologjike dhe psikologjike ishin ankthi në 17 përqind të njerëzve, si dhe ndryshimet e humorit në 14 përqind. Rreth 50 për qind e pacientëve përjetojnë sulm ishemik, i cili është mpiksje gjaku që prek trurin. Të zakonshme janë diagnozat si demenca, që shpie në përdorimin e substancave dhe pagjumësisë.

“Këto janë të dhëna nga shqyrtimi i një numri të madh të pacientëve, ndërsa konfirmojnë se këto janë çrregullime serioze që ndikojnë në sistemin nervor”, sqaron udhëheqësi i studimit Paul Harrison.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button